Apeli i jep burgim te perjetshem Gaxhait
Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka lene ne fuqi vendimin e kolegeve te tyre per “Banden e Gaxhait”. Sipas vendimit te dhene nga togat zeza Gazmend Braka, i njohur me nofken “Gaxhai”, u denua me burgim te perjetshem, si organizatori dhe drejtues i “bandes” nen emrin dhe urdhrat e te cilit, jane kryer keto krime. Nderkohe, qe per te pandehurit Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu, gjykata vendosi denimin e tyre me nga 25 vite burg secilin. “Banda e Gaxhait” e ka zanafillen e saj gjate trazirave te vitit 1997 dhe hapjes se depove te municioneve. Anetaret e bandes, kryenin aktivitetin e tyre ne fshatin Cekovine dhe ne zonat perreth. Sipas prokurorise gjithcka ka nisur pas konfliktit, qe erdhi mes “Gaxhait” dhe Zani Caushit, ne muajin prill te vitit 1997, duke u kthyer edhe ne banda rivale. Te pandehurit u denuan per veprat penale te “vrasjes me paramendim” te kryer ne bashkepunim, ndaj shtetasit Bashkim Dule, “krijimit te bandes se armatosur”, “kryerjes se krimeve nga bandat e armatosura”, sic jane vrasjet me paramendim te Sadik Kurtit, Avdul Bajramit, Dhimitraq Mishkes, Zihni Harunit, Robert Myftarit, vrasje per shkak te cilesive te vecanta te punonjesit te policise Viron Rrapaj, vjedhjes me dhune ne dem te shtetasve Ardian Skenderi, Artur Pashaj, Vladimir Mema dhe Flamur Xhelaj, si dhe armembajtjes pa leje.
R.C