Vetehidhet nga kati i dhjete, vdes 33-vjecari
Tirane-Nje 33-vjecar i ka dhene fund jetes duke u hedhur nga kati i 10-te i nje pallati ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur Ervin Lati, eshte hedhur ne rrethana ende te paqarta, nga nje lartesi teper e madhe, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Banoret e pallatit, kane lajmeruar menjehere policine, e cila ka mberritur ne vendngjarje. Sipas te dhenave te para te policise, dyshohet se veprimi i te riut, ka pasur si shkak depresionin e thelle mendor. Mesohet se viktima e kesaj ngjarjeje, Ervin Lati, ka humbur jeten ne menyre te menjehershme. Policia ka nisur hetimet ne vendngjarje, ndersa trupi i viktimes eshte percjelle drejt morgut te spitalit per ekzaminimet e metejshme. Policia ka kryer kontroll ne banesen e 33-vjecarit, per gjetjen e provave qe mund te cojne ne zbulimin e shkakut te ngjarjes.