Bie ne humnere Imami, e shpeton RENEA
Elbasan-Bie ne humnere ne ujerat e nje perroi te rrembyeshem, por shpeton nga vdekja, Imami i fshatit Griqan, ne komunen Labinot Mal te Elbasanit. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, kur 57-vjecari Faik Laloshi, ka qene duke ecur ne nje rruge te ngushte. Atij i ka rreshqitur kemba aksidentalisht, duke rene 500 metra poshte ne humnere. Me te marre kete informacion, ne vendin e ngjarjes u nisen sherbimet policore te Drejtorise se Komisariatit Policise Elbasan. Duke qene se vendi ne kete zone ishte shume i thyer, u njoftuam forcat RENEA. Pas disa oresh kerkim, mengjesin e djeshem,u be e mundur nxjerrja e 57-vjecarit nga humnera dhe dergimi i tij ne spitalin rajonal te Elbasanit ku ndodhet jashte rrezikut per jeten, por me plage te renda ne trup.