E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurodeputeti Brok e siguron Topallin për integrimin e Shqipërisë

Eurodeputeti Brok, ish-kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, politikan i njohur në Europë, u takua dje me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, në zyrën e kësaj të fundit. Në takimin me kryetaren Topalli, europarlamentari Brok shprehu kënaqësinë e ndryshimeve pozitive, që ka konstatuar në Shqipëri. Kryetarja Topalli theksoi se Shqipëria po bën hapa përpara në plotësimin e standardeve për anëtarësim në NATO dhe integrim në BE. Kryetarja e Kuvendit tha se MSA-ja Shqipëri - BE është ratifikuar nga 17 vende dhe u shpreh optimiste se në fund të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. “E ardhmja e rajonit është integrimi në BE, si rrugë kryesore e stabilitetit dhe e paqes në Ballkan”, - tha Topalli. Nga ana e tij, euoroparlamentari Brok garantoi se do të nxisë ratifikimin e MSA –së nga vendet e tjera të BE-së, si dhe do të jetë mbështetës i vazhdueshëm i proceseve integruese të Shqipërisë.

1 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›