E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Komuniste: Boshti i së keqes “PS-PD”

Partia Komuniste “xhelozohet” nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për qëllimet dhe mentalitetin monist që ato mbartin. Kjo “xhelozi” ka marrë shkas pikërisht nga propozimet e PS-PD për sistemin proporcional rajonal, i cili synon spastrimin e pjesës më të madhe të partive të vogla parlamentare, duke zvogëluar ndjeshëm pluralizmin në sallën e Parlamentit. Pikërisht për këtë arsye, por edhe për të denoncuar atë çka e kanë quajtur “boshti i së keqes”, kryetari i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi dhe sekretari i Përgjithshëm Muharrem Xhafa, kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë deklaruar: “Partia Socialiste dhe Partia Demokratike përbëjnë boshtin e së keqes në Shqipëri, i cili duket edhe në pseudoreformën zgjedhore, që po fabrikojnë në mënyrë komplotiste, antidemokratike dhe antikombëtare. Reforma zgjedhore që duan të ligjërojnë me dhunën e më të fortit Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ka qëllime të zeza. PD e PS, megjithëse ulërijnë kundër monizmit, në realitet kanë mentalitet monist, prandaj kërkojnë të sigurojnë tani për tani thelën bipolare”, - tha kryetari i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi. Në emër të PK-së, Milloshi shprehu qëndrimin kundër ndaj sistemit spanjoll. “Shembulli spanjoll që ata reklamojnë me prepotencë të madhe synon ta ndajë Shqipërinë në kantone, në gegëri dhe toskëri, në grupe deputetësh myslimanë e grupe të krishtera, në minoritarë e jo minoritarë”, - u shprehën krerët e Partisë Komuniste.

1 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›