E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurogroup kundërshton fuqishëm daljen e Greqisë nga eurozona

Eurozona, foto arkiv

Greqia të ruajë kursin e saj të reformave shtrënguese, të cilat synojnë nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, këto kanë qenë kërkesat e zyrtarëve të lartë të financave të Bashkimit Evropian.

Kreu i eurogrupit, Zhan Klod Xhanker, kundërshton fuqishëm largimin e Greqisë nga eurozona.

Duke folur pas një takimi pesë orësh të eurogrupit, Xhanker tha se, dëshira jonë e  palëkundur është që ta mbajmë Greqinë brenda eurozonës, ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për këtë qëllim”.

Por, Xhanker tha se Greqia ka nevojë për një qeveri plotësisht funksionale.

Në Athinë, përpjekjet për formimin e një qeverie dështuan edhe të hënën, derisa udhëheqësit e partive politike premtuan vazhdimin e negociatave për sot.

Nëse bisedimet dështojnë, Greqia do të përballet me zgjedhje të reja në mes të spekulimeve në rritje se vendi mund të largohet nga eurozona. /Europa e Lirë/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›