E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drews: Kufijtë e Kosovës nuk do preken

Gjenerali Erhard Drews

Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon. Kështu ka deklaruar dje komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, gjatë një konference për media në Pejë, ku ka lavdëruar punën e forcave paqeruajtëse në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Erhard Drews, i ka thënë kosovarëve që të mendojnë dhe të punojnë për integrimet euroatlantike dhe evropiane si rruga më e mirë e suksesit dhe e së ardhmes së vendit.

Gjithashtu, Drews ka thënë se KFOR-i ofron siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe pjesën veriore.

/Kosovo News Network/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›