E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore dhe presidenti, PS mbledh kryesinë

Nje mbledhje e kryesise se PS-se / Foto arkiv

Reforma zgjedhore dhe çështja e zgjedhjes së presidentit janë dy temat kryesore që do të diskutohen sot në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste.

Mbledhja vjen pikërisht në ditën e fundit të afatit të Komisionit për reformën zgjedhore dhe pritet që kryesia e PS të dalë me një qëndrim për kodin e ri.

Gjatë mbledhjes së sotme do të diskutohet edhe për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, proces për të cilin kreu i PS-së ka nisur prej ditësh takimet me krerët e partive parlamentare. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›