E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euroja në tatëpjetë

Thuajse gjatë këtij fillim dhjetori, monedha euro është zhvleftësuar ndjeshëm kundrejt monedhës vendase, lekut. Mëngjesin e së hënës, një euro u ble me 135.50 lekë dhe u shit me 136.00 lekë.

Rënia ka nisur prej ditësh, ndërkohë që gjatë nëntorit, një euro këmbehej me të paktën 140 lekë. Ndërsa, dollari amerikan këmbehet sot me një mesatarisht 100.80 lekë dhe u shit me 101.30 lekë.

Ekspertët e ekonomisë, thonë se efekti është më shumë psikologjik se sa real, për shkak të paralajmërimeve se mund të bie euroja. Kjo ka bërë që qytetarët shqiptarët të kthejnë depozitat e tyre në monedhën vendase. Gjithsesi, në të gjitha rastet, të humbur janë qytetarët dhe jo bankat dhe bizneset e fuqishme. /Start/
 

                                                                                             2011-12-05 09:24
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›