INSTAT: Vjet lejet e ndërtimit kapën vlerën 229 miliardë lekë
13/06/2011 Rritet numri i lejeve me 20%
Në kontradiktë me stanjacionin që ka shfaqur sektori i ndërtimit gjatë vitit të kaluar sa i përket zhvillimit të tij, Instituti i Statistikave raporton një numër në rritje të lejeve të ndërtimit që janë dhënë gjatë vitit 2010. Të dhënat janë marrë nga zyrat e urbanistikës pranë qarqeve, bashkive dhe komunave. Sipas këtyre të dhënave rezulton se lejet e ndërtimit për objekte të llojeve të ndryshme që janë miratuar kapin një vlerë të përgjithshme prej 229 miliardë lekësh. “Këtë vit numri i lejeve të miratuara për ndërtesa u rrit 20.3% në krahasim me vitin 2009. Në vitin 2010 numri i lejeve për banesa zë 69.5% të numrit total të lejeve për ndërtesa”, - raporton Instituti i Statistikave. Sa i përket kërkesave, vihet re një shtim në prefekturat e mëdha, ku edhe përqendrimi i popullsisë është i lartë, siç janë Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça e Vlora. Sipas raportimeve nga zyrat e urbanistikës në këto bashki, kërkesat për leje ndërtimi vijojnë të jenë më të mëdha. “E veçantë për prefekturat Tiranë, Durrës është kërkesa për objekte me shumë kate kryesisht për banesa dhe ndërtesa tregtare”, - raportojnë zyrat e urbanistikës në këto dy qendra të mëdha urbane. Pjesa më e madhe e ndërtimeve si ndërtesa banimi, hotele, ndërtesa tregtare, ndërtesa industriale janë të financuara kryesisht nga investitorë private. Ndërkaq, objektet social – kulturore, shëndetësore, infrastruktura janë financuar kryesisht nga investitorë shtetëror. Investitorët privatë janë më të interesuarit për financimin e objekteve në sektorin e ndërtimit. Pesha që ata mbajnë është dominuese duke arritur 95.6% të vlerës së ndërtimit.