Europa League kompeticioni i Canes

Europa League po profilizohet si kompeticioni i Lorik Canës te Lacio. Në ndeshjen e sotme kundër Vasluit, mesfushori shqiptar do të zbresë në formacionin titullar, pas qëndrimit në stolin e rezervave gjatë ndeshjeve të Serisë A.
Siç është e qartë prej disa ditësh, trajneri Edi Reja ka ndërmend të zbresë në fushë Lacion më të mirë, ose pothuajse, në prag të ndeshjes decizive të Europa League, sonte në mbrëmje në Rumani kundër Vasluit. Në fakt, të vetmin përjashtim në krahasim me skuadrën që luan javë për javë në Serinë A e përfaqëson aktivizimi i Lorik Canës në mesfushë në vend të Ledezmas. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, i mbërritur te Lacio me shumë bujë në merkaton e kësaj vere nga turqit e Gallatasarait si shkëmbim me portierin Muslera, i ka tradhtuar deri tani pritshmëritë, por trajneri i lacialëve dëshiron të mbështetet te dëshira e tij për të rigjetur veten dhe mbi të gjitha tek eksperienca e tij, që në ndeshje të kësaj natyre mund të rezultojë një armë fondamentale. Në ndeshjen e fundit të luajtur në Europa League, pikërisht në fitoren me shumë vuajtje kundër zviceranëve të Zyrihut, Cana kishte dhënë përshtypjen e ndonjë sinjali ringjalljeje, edhe pse ishte një sinjal jo shumë i fortë. Europa League duket se është shndërruar në kompeticionin e vetëm, ku Cana ka mundësinë të luajë në këtë pjesë të parë të sezonit te Lacio. Në fakt, trajneri Edi Reja nuk duket shumë i kënaqur me paraqitjet e futbollist shqiptar. Menjëherë pasi e bleu, e provoi në disa ndeshje miqësore, ku ai nuk është se shkëlqeu. Më pas Reja e la jashtë formacionit titullar në kampionat, ku ndeshjet e luajtura nga Cana numërohen me gishtat e njërës dorë, ku në disa është aktivizuar si zëvendësues. Ndërsa në Europa League, pas mungesë në ndeshjen e parë pikërisht ndaj Vasluit, në tri takimet e tjera Cana ka luajtur si titullar. Pjesa tjetër e formacionit është e përshtatur edhe për faktin se në skuadër ka disa mungesa të rëndësishme, si ato të Dias dhe Mauri. Marketi do të mbrohet nga linja me katër lojtarë e repartit difensiv të formuar nga Konko, Diakitè, Biava e Radu. Ndërsa në rombin e mesfushës, para mbrojtjes do të luajë Cana, në krahë Gonzalez e Luliç. Hernanes do të jetë i pozicionuar menjëherë pas dy sulmuesve Klose e Cise, të cilët kanë si detyrë të minojnë mbrojtjen rumune.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Europa League, kualifikohen PSV dhe Atletiko
Europa League mbyll javën e pestë të fazës së grupeve dhe disa prej ekipeve siguruan kalimin për më tej të këtij aktiviteti. PSV Eindhoven dhe Legia Varshavë janë dy prej skuadrave që mbyllën të gjitha llogaritë përpara kohe. Ronaldo në përgatitjet për Botërorin 2014
Ish-futbollisti brazilian, ka pranuar rolin e presidentit të Komitetit Organizativ të Botërorit 2014 dhe do të udhëheqë përgatitjet për turneun që mbahet pas më pak se 3 vjet. Seedorf: Mund të fitojmë Ligën e Kampioneve
“Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe Milani ka mundësitë për të arritur deri në finalen e Ligës së Kampioneve.” Kështu ka deklaruar Clarence Seedorf në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’. “Tango 12”, topi i turneut “Euro 2012”
UEFA do të prezantojë të premten në Kiev të Ukrainës, gjatë shorteut të fazës finale të kampionatit europian, topin që do të përdoret në këtë turne. Pique rrezikon ndeshjen ndaj Real Madrid
Barcelona fitoi me rezultatin e pastër 4-0 ndeshjen ndaj Rayo Vallecano të luajtur të martën në mbrëmje, e vlefshme për javën e 17 të Ligës BBVA.
Lajmet kryesore
Fule: Topin e kanë shqiptarët
“Statusi, jepni rezultate mbi 12 prioritetet kyçe, reforma në drejtësi"
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011
Greqi, grevë e përgjithshme në vend
Protesta kundër procesit "Limaj"