E Diel, 1 Nëntor 2026

Gilardino në Bologna, Borriello te Genoa

Bologna ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Alberto Gilardino nga Genoa. Klubet u akorduan për huazimin e Gilardinos në Bologna për 1.3 milionë euro me mundësi të blerjes së tij definitive gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kurse, Genoa e zëvendësoi Gilardinon duke transferuar në formë huazimi njëvjeçar sulmuesin e Romës, Marco Borriello.

Bëhet fjalë për një rikthim të futbollistit në skuadrën ku realizoi 19 gola në 35 paraqitje gjatë sezonit 2007-08. Borriello sezonin e kaluar ishte huazuar te Juventus, skuadër me të cilën fitoi titullin në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›