Malaga transferon Saviolan

Malaga ka transferuar ish sulmuesin e Real Madridit dhe Barcelonës, Javier Saviola në kontartë njëvjeqare, ka njoftuar klubi spanjoll të premten.
30 vjeçari shkëputi kontratën e tij me Benfican dhe kaloi vizitat mjekësore në klubin nga Costa del Sol. Saviola ka bërë 40 paraqitje për Argjentinën dhe shënoi 11 gola.
Malaga përfundoi në pozitën e katërt në sezonin e kaluar të La Ligës dhe nëpërmjet barazhit siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve ku do të garojë në Grupin C me Milanin, Zenit St Petersburgun dhe Anderlechtin.