E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adam lë Liverpoolin për Stoke Cityn

Stoke City ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Charlie Adam nga rivali i Premierligës, Liverpool.

Adam erdhi në qendrën stërvitore të Stoke Cityt të premten për t’u nënshktuar vizitave mjekësore pasi klubi pagoi rreth 4 milionë funte për të siguruar shërbimet e tij.

Adam përforcoi Liverpoolin verën e kaluar nga Blackpool. Ai ishte titullar i rregullt në Blackpool por dështoi të luajë me vazhdimësi në Anfield Road dhe pas ardhjes së menaxherit të ri Brendan Rodgers, ai bëri vetëm një paraqitje deri më tani gjatë këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›