Van der Vaart kthehet në Hamburg

Rafael van der Vaart do të rimarrë ish fanellën e tij me numrin 23 në Hamburg pasi klubi nga Bundesliga arriti marrëveshje me Tottenhamin për rikthimin e tij në klub në transferim me vlerë prej 10.3 milionë funtesh.
Reprezentuesi holandez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Hamburgun, klub ku më parë luajti gjatë periudhës 2005-2008 para transferimit në Real Madrid. Dy vite më vonë, ai iu bashkua Tottenhamit.
Prej largimit të tij, Hamburg ka refuzuar ti jap dikujt tjetër fanellën me numrin 23 në shpresë të rikthimit të Van der Vaartit, idhull i tifozëve të klubit gjerman.