Prokuroria nis hetimet per Ardjan Ndojen
Tirane- Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet e saj per padine e ngritur mbi kryeprokurorin e Durresit, Ardjan Ndoja. Burime nga akuza bene me dije se aktualisht jane duke u mbledhur te gjitha dokumentet nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive per Ndojen. Dy jave me pare ky Inspektorat, ka denoncuar kryetarin e prokurorise se Durresit duke akuzuar ate per fshehje te pasurise. Arjan Ndoja ka raportuar gjate vitit 2004 kur mbante postin e prokurorit ne Durres, nje pasuri prej 20 mije eurosh dhe 200 mije leke. Dhe pas nje periudhe kater vjecare, pa informacion rreth te ardhurave dhe gjendjes se pasurise qe behet per Zyren e Deklarimit te Pasurive ILDKP, viti 2008 e gjen ate me mbi 760 mije euro ne pasuri te paluajtshme dhe ne "kesh". Ai ne deklarimin e pasurise nuk ka mundur qe tregoje burimin e te ardhurave duke mbetur "manget" 86 mije euro. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka evidentuar se Arian Ndoja figuron i regjistruar me NIPT si avokat qe nga data 2 tetor 2007. Kurse me 28 janar 2008, pra rreth kater muaj me pas, Ndoja eshte emeruar kryeprokuror i Durresit, me firmen e Ina Rames dhe Presidentit te Republikes ne muajin janar te ketij viti. Do te jete kryeprokurorja Ina Rama ajo, qe me pas do te vendose mbi fatin e Ndojes pas hetimeve qe do te kryejne vartesit e saj.