Isufi, pushohet padia
Tirane- Gjykata e Tiranes ka pushuar dje padine e ngritur nga Erjon Isufit, ish- administrator i shoqerive te Damir Fazllic kunder Prokurorise. Vendimi eshte marre nga gjyqtari Sokol Tona, gjate seances se radhes vendosi te rrezoje kerkese padine e Isufit si te pambeshtetur ne prova. Materialet e paraqitura nga organi i Prokurorise vertetuan se nga ana e saj nuk eshte bere sekuestrimi i pronave te Erjon Isufit, keto te fundit ishin bllokuar vetem per te bere verifikimin e tyre. Ne seancen e djeshme gjyqesore vet Isufi nuk ishte i pranishem. Ndersa prokurori Dritan Rreshka paraqiti te gjitha provat qe vertetonin se pronat e Erjon Isufit nuk ishin sekuestruar por bllokuar per te bere verifikimin e tyre. Nje seance me pare avokati Ardian Leka dhe prokurori kane shkembyer disa replika mes tyre per te arritur ne piken perfundimtare. Keshtu nje seance me pare avokati i Isufit, Ardian Leka i kerkoi gjykatesit Sokol Tona, pavlefshmerine e shkreses se derguar nga prokuroria per bllokimin e pasurive te paluajtshme dhe transaksioneve bankare. Sipas tij, shkresa e derguar nga Prokuroria ka sjelle dhe pasoja juridike mbi Isufin, te cilit i jane bllokuar pronat. Ndersa prokurori, Dritan Reshka, i cili po merret edhe me hetimet nga biznesmenit boshnjako-britanikut, Damir Fazllic, shpjegoi se shkresa nuk kerkon bllokimin e pasurive por verifikimin e tyre per Isufin. Bllokimi sipas tij kerkohet per pronat e paluajtshme te Fazllicit, ku veprimi i hipotekes mbetet ne kompetencat e saj dhe jo ne ate te Prokurorise. Keshtu vetem pas dorezimit te dokumenteve u pa se Prokuroria, kishte te drejte ne nderhyrjet e saj. Ne perfundim gjykata vendosi te rrezoi padine e ngritur. Erjon Isufi ka qene administrator ne tre firmat e Damir Fazllicit dhe kjo nuk e ve ate ne pergjegjesi, nderkohe qe eshte larguar prej kompanise se tij prej disa kohesh dhe tashme ushtron veprimtarine e tij private. Te njejten padi si Erjon Isufi ka paraqitur edhe avokati i Damir Fazllic per pronat e tij. Prokuroria ka bllokuar llogarite bankare dhe te gjitha pasurite e tjera te tij, pas nisjes se hetimeve ne ngarkim te tij. Nga ana e saj Prokuroria, eshte duke punuar per te verifikuar nese Damir Fazllic ka pasur veprimtari ne vendin tone, apo i ka ndertuar shoqerite vetem per te pastruar parate. Prokuroria nisi hetimet e saj me daten 8 tetor te ketij viti, ndaj 33-vjecarit Fazllic me akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale".