Europa nen kthetrat e acarit
Sa vjen e rritet bilanci i viktimave si pasojë e të ftohtit që prej javësh ka mbërthyer Europën. Janë më shumë se 300 personat, të cilet kanë humbur jetën . Vendi më problematik është Ukraina me 131 viktima, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë e të alkolizuar. Termometri në shumë rajone të këtij shteti vazhdon të qëndrojë i palëvizur në -30 gradë celcius. Ndërkaq rreth 75 mijë persona kanë kërkuar strehim në 3 mijë vendet e shpëtimit- tenda me ngrohje ku ofrohen vakte të ngrohta e pije. Banorëve u është bërë thirrje mos të lëvizin nga shtëpia, ndërsa prej ditësh tashmë janë mbyllur shkollat dhe aktivitetet e tjera.
Mjaft i rëndë është bilanci i vikimave edhe në Poloni, ku viktimat nga moti i acartë kanë arritur në 53. Edhe pse temperaturat kanë shënuar një rritje të lehtë, kjo është e papërfshillshme duke qenë se vlerat minimale vazhdojnë të jenë pak më shumë se -20 gradë. I gjithë vendi është në gjendje emergjence, pasi i ftohti vazhdon të shkaktojë problem në qarkullim dhe furnizimin me energji elektrike.
I ftohti në Itali ka shkaktuar edhe dy viktima të tjera në kryeqytetin e Romës. Një e pastrehë 78-vjeçare është gjetur e vdekur në një stacion treni, ndërsa një 66-vjeçare ka vdekur në shtëpinë e saj në Palestrina.Në këtë mënyrë shkon në 15 bilanci i viktimave për shkak të motit të keq. Parashikimet meteorologjike kanë bërë me dije se temperaturat nn zero do të vazhdojnë dhe ne diten ne vijim ku dita e nesërme do të arrijë dhe pikun e të ftohtit .
Serbia është një tjetër vend, i cili është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat shumë gradë nën zero. Numri i viktimave deri tani shënon 9, ndërsa flitet edhe për një të zhdukur. Ndërkaq mbrëmjen e së dielës autoritetet deklaruan gjendjen e emergjencës, pasi rreth 70 mijë persona janë tërësisht të izoluar në fshatra e lokalitete të vogla anembanë vendit. Operacionet e shpëtimit dhe shpërndarja e ushqimeve aktualisht bëhet vetëm përmes rrugëve ajrore. Në Beograd janë angazhuar ushtria dhe skuadra vullnetare për heqjen e sasisë së madhe të borës të rënë ditët e fundit.
Problematike situata edhe në Bosnje Hecegovinë, ku shumë rrugë janë bllokuar e dhjetëra fshatra janë izoluar. Temperaturat kanë arritur deri në – 20 grade celcius ndërsa qindra persona kanë mbetur të bllokuar në zonat e mbuluara nga dëbora, si pasojë 6 persona kanë humbur jetën.
Kushtet e këqija atmosferike kanë shfaqur probleme dhe në Rumani, ku temperatuart kanë arritur deri në – 15 gradë celcius dhe janë më shumë se 34 personat, të cilët kanë humbur jetën. Rrugët janë bërë të pakalueshme dhe autoritetet kanë lajmëruar për ndalimin e qarkullimit, si pasojë e reshjeve të dëborës.
Janë – 10 gradë temperaturat në Bullgari, si pasoje e të ftohtit siberian, që ka përfshirë pothuajse të gjithë Europën. 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur të izoluar si pasojë e dëborës.
Në Rusi numri i viktimave është rreth 70, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë. Viktima ka pasur edhe në shtete të tjera të Evropës dhe Ballkanit: 15 në Lituani, 10 në Letoni, 6 në Republikën Çeke, 2 në Kroaci, 1 në Mal të Zi dhe 1 në Maqedoni.
Koha e keqe dhe dëbora kane shkaktuar çrregullime në transportin ajror dhe atë rrugor në mbarë Britaninë e Madhe. Si pasojë shumë fluturime janë anulluar në disa areoporte të vendit. Ndërkohë, autostradat kryesore kanë pasur probleme të mëdha, ku shumë drejtues makinash janë bllokuar nëpër makinat e tyre.