E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlande Sauli Niinisto zgjidhet presidenti i ri

Finlandezët kanë zgjedhur politikanin pro-europian, Sauli Niinisto si president të tyrin. Në raundin e dytë të votimeve ai mori më shumë se 63 për qind të votave. Elektorati finlandez ka treguar se duke refuzuar kandidatët euro-skeptikë, ende e dëshirojnë vendin e tyre pjesë të Eurozonës, pavarësisht situatës aktuale.
"Unë e kam pyetur veten nëse kam ate gatishmeri te punes qe ju keni bere . Duke menduar kete I thash vetes qe duhet te bej te njejten sasi pune per keta njerez qe ata kane bere per vendin” tha presidnti I sapo emeruar.
Si president, Niinisto do të ketë fuqi ekzekutive përtej çështjeve ushtarake dhe të huaj dhe duhet të pezullojë përkatësinë e tij partiake, por roli i tij është i profilit të lartë dhe ai ka ndikimin e mundshëm mbi opinionin publik.
Niinisto mposhti një tjetër kandidat pro-europian, Pekka Haavisto. Ai shpresonte të bëhej presidenti i parë homoseksual i vendit, por arriti të merrte vetëm 40 për qind të votave.
Ky në fakt është një rezultat shumë i mirë për Haavisto, partia e të cilit ka vetëm 10 vende në parlamentin me 200 të tilla. Analistët thanë Shqetësimet ekonomike mund të ketë bindur votuesit që të zgjidhin një president të qëndrueshëm
Njohuritë e tij në financë e ndihmuan atë të fitonte. Ai mbështet planet e kryeministrit, Jyrki Katainen për të ulur defiçitin që ka vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›