E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani dorehiqet kryeministri

Kryeministri i Rumanisë Emil Bok ka dhënë dorëheqjen për të "qetësuar tensionet politike ", pas një sërë protestash kundër masave shtrënguese.
Duke folur pas një takimi të Kabinetit, ai tha se kishte hequr dorë nga mandati i tij pasi sipas Bok është momenti për vendime të rëndësishme politike. Edhe pse ekonomia e Rumanisë u rrit vitin e kaluar, qeveria është goditur nga 3 javë demonstrata. Në sajë të reformave kundër situatës së vështirë ekonomike në vend Bok ka vendosur një ulje me 25% në pagat e sektorit publik dhe ngrirje për pensionet.Taksa e shitjes është rritur me 24 për qind, në një vend që shihet si vendi i dytë me i varfër i Evropës.
Në një deklaratë, , 45 vjeçari , tha se në një kohë krize, qeveria e tij kishte vepruar për të shpëtuar vendin. Zgjedhjet në Rumani janë planifikuar të zhvillohen në nëntor dhe ka spekulime se Presidenti Traian Bashesku mund të kërkojë që të emërojë një qeveri teknokratësh për të qeverisur vendin deri në zgjedhjet e ardhshme.
Protestat shpërthyen muajin e kaluar, fillimisht kundër dorëheqjes së një mjeku popullor, por shumë shpejt u shndërruan në një shprehje e pakënaqësisë ndaj kursimit dhe korrupsionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›