E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa po e ndëshkon Edvinin, politikanin e veshur me të zeza që kërkon fatkeqësi për shqiptarët

Partia Demokratike dënoi sot aktet vandale të klikës apatride të Edvin Kristaq Ramës dhe njeriut të tij, Gramoz Ruçi, kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në udhën e gjatë të integrimit në Bashkimin Evropian. Deputeti demokrat Aldo Bumçi deklaroi gjatë një prononcimi për mediat se në një kohë kur qeveria po përmbush çdo standard të lëvizjes së lirë dhe po merr vlerësimet e ndërkombëtarëve në këtë proces, ekziston në tregun politik një aleancë kundër këtyre interesave, aleancë kjo e përbërë nga trashëgimtarët e Partisë së Punës dhe izolimit gjysëm shekullor. Sipas deputetit demokrat, Edvin Rama është udhëheqësi i një fushate shpifjesh kundër sigurisë së dokumenteve të identitetit, me qëllim bllokimin e liberalizimit të vizave.

Deklarata e plotë për shtyp e deputetit Aldo Bumçi:
Shqiptarët kanë përjetuar gjatë viteve të regjimit komunist vetëizolimin më të thellë dhe më të egër, të pashoq në të gjithë ish lindjen komuniste. Ky izolim i tmerrshëm dhe varfëria e skajshme që na la komunizmi prodhuan në fillim të viteve 90-të një valë të tillë emigrimi të pakrahasushme për nga përqindja e popullsisë me asnjë vend tjetër të europës lindore.
Sot qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, janë më afër se kurrë endërrës së tyre europiane, liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian falë një pune kolosale që u ndermor nga qeveria përsa i takon dokumentave të identitetit, sigurisë së kufijve, luftës kunder krimit dhe korrupsionit dhe plotësimit të të gjithë kërkesave të tjera në udhërrëfyesin e BE-së.
Deklarimet e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian, vendeve anëtare dhe Rezoluta e Parlamentit Europian që kërkon përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë janë tregues shumë të qartë të vlerësimit dhe vullnetit pozitiv që ekzsiton ndaj Shqipërisë.
Përkundrejt këtyre përpjekjeje, z. Rama ka ndërmarrë një aksion politik të paprecedentë kundër liberalizimit të vizave, kundër kësaj aspirate madhore të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Trashëgimtarët e Partisë së Punës dhe izolimit gjysëm shekullor kanë ndërmarrë një fushatë shpifjesh kundër sigurisë së dokumenteve të identitetit, me qellim bllokimin e liberalizimit te vizave.
Nuk ka gjë më dëshpëruese dhe shqetësuese për interesat e vendit kur shikon se sa poshtë ka rënë, se ku ka degraduar aksioni politik i z. Rama, duke ndërmarrë një sulm të egër kundër procesit të liberalizimit të vizave. Një politikan dhe udhëheqës është i tillë sepse i frymëzon njerëzit drejt një ëndërre më të mirë, është e trishtë të shikosh se si z. Rama mundohet të mbijetojë jo duke sjellë shpresë dhe zhvillim, por duke kërkuar fatkeqësi për qytetarët e vendit të tij.
Deklarata per falsifikimin e dokumentave te identitetit eshte vetem akti i fundit ne perpjekjet e tij 6 mujore te bojkotit dhe protestave per te penguar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian.
Ky nuk mund te jete qendrimi i dhjetera mijera socialisteve dhe votuesve te PS te cilet kane femijet dhe familjaret e tyre ne emigracion dhe deshirojne te levizin te lire si te gjithe qytetaret e tjere te Europes. Ky nuk mund te jete qendrimi i Partise Socialiste, ky eshte vetem qendrimi i nje njeriu te vetem qe ka veshur te zezat dhe kerkon lajme te keqija dhe fatqekesi per qytetaret e vendit te tij”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›