Papandreu ne SHBA, Athina zien nga protesta
WASHINGTON- ATHINE- Kryeministri grek ka mbërritur në Washington ku pritet të zhvillojë takim me sekretaren e Shtetit Hilari Klinton, ndërsa nesër në Shtëpinë e Bardhë do të pritet nga presidenti i SHBA-së Barak Obama.
Qeveria greke bën të ditur se Kryeministri Papandreu është nisur mbrëmë nga Parisi, pas takimit me presidenin francez Nikolas Sarkozi.
Kryeministri shoqërohet nga ministri i Financave Jorgo Papakonstantinou dhe zv ministri i jashtëm Dimitri Droutsas. Papandreu pritet të ketë bisedime dhe me sekretarin e Ekonomisë së shtetit Timothi Geithner.
Media greke e përkufizon si “mjaft të rëndësishëm” takimin me presidentin Obama. E përditshmja socialiste “Ethnos” e sintetizon takimin e mbrëmshëm me Sarkozi si mision të realizuar. Gazeta greke i referohet burimeve nga delegacioni grek i cili u takua mbrëmë me presidentin francez. Edhe mediat e tjera nënvizojnë “mbështetjen e fortë” të marrë nga Parisi në kontrast me “cajin ... dhe buzëqeshjet” e kancelares gjermane Anxhela Merkel. Nuk është e rastësishme që Sarkozi është presidenti i huaj më i dashur për grekët, para Obamës, ndërsa Merkel është më pak popullore në Greqi.
Athina zien nga protestat
Ndërkohë në Athinë nga sot doganierët grekë nisin grevën 48 orëshe kundër paketës së masave shtrënguese të qeverisë. Ndërkohë vendet e grumbullimit të plehrave janë mbyllur deri të enjten, 11 mars, ditën e grevës së përgjithshme. Edhe punonjësit e gjykatave do të kenë sot një grefë 2 orëshe kundër masave të qeverisë.
Ndërkohë komunistët dhe konfederatat Gsee, dhe Adedy, të cilët kanë shpallur të enjten grevë të përgjithshme, për sot kanë bërë thirrje për manifestime në Athinë dhe në qytete të tjera të rëndësishme me rastin e 8 marsit. Manifestimi ka gjithashtu qëllim të mbajë nën presion dhe qeverinë.
Pjesërisht në manifestime janë mobilizuar dhe studentë dhe mësues. Ndërkohë nga e premtja e kaluar punonjësit e ministrisë së brendshme kanë “uzurpuar” poligrafinë e shtetit me qëllim që të ndalohet publikimi i ligjit mbi masat antikrizë në fletoren zyrtare.
Vazhdon gjithashtu, që prej së premtes, protesta e ish punonjësve të “Olimpic”, para thesarit të shtetit. Sipas sondazheve pjesa më e madhe e grekëve janë kundër grevave masive kundër masave të reja, edhe pse i shikojnë si shumë të forta dhe të padrejta dhe kërkojnë që këto masa të jenë të përkohshme.
(s.g/Balkanweb)