Europa pret t? tjera standarde dhe t? tjer? protagonistë p?r t? ndryshuar cil?sin? e jet?s s? k?tij vendi.
(Injoranca është nëna e të gjitha krimeve!) G?the
Nga Flamur Bërdëllima
Në çfarë ëndrre kemi rënë, dhe nuk po dalim dot prej saj?
E mora dy herë në telefon mikun tim të shtrenjtë Gramoz Ruçin, për ta ngushëlluar për vdekjen e NJERIUT, dhe pastaj deputetit Fatmir Xhindi. Më thoni një njeri të ndershëm shqiptar që nuk është tronditur nga kjo vdekje. Nuk dua të bëj të zgjuarin dhe filozofin, por thjesht po pyes: More jetojmë në ëndërr apo realitet? Çfarë më duhet mua NATO, kur njerëzit vriten, për CILINDO motiv. Këtej më hyjnë dhe këtej më dalin pistat e hetimeve të ndryshme. VDIQ NJË NJERI. Ore thjesht fare: Nuk më bën përshtypje as gjoksi i Emës, as këmbët e Anidës, as buzët e Ledës, të cilët përbëjnë një strukturë njerëzore brenda njeriut, por kur ka vdekje të tilla, për nder ndjehesh keq. Kam një shoqen time të ngushtë, quhet Era, që ndan bashkë me mua dhimbjen edhe pa e njohur Fatmirin. E njoh aq mirë Roskovecin, Patosin, Fierin madje dhe Kurjanin, kur punoja shofer me Fordin tim tranzit me targë LU 09-44A. O Zot çfarë njerëzish mikpritës. Ku ti njeri nuk kishe frikë të kaloje në mes te ditës apo në mes të natës. Unë kam lindur rrëzë Gramozit në një fshat të Kolonjës që quhet Kozel, por ndjehesha aq mirë atje. Në sensin e gazetarit vetëm nga dy herë mund ti kem bërë intervistë Fatmirit, pasi me të më prezantoi miku im Petro Koci. O Zot! Sa njerëzor dhe i thjeshtë. Ku jetojmë në ëndërr apo në realitet? Nuk dua të bije në kurthin e ca gazetarëve, shumë të ndershëm të kronikës dhe arshivës, për të thënë se çfarë ka ndodhur edhe me Azem Hajdarin, edhe me Sali Berishën, edhe me Fatos Nanon, edhe me ndonjë politikan tjetër. Nuk e di pse sot kam një dritë brenda vetes time që i shoh të gjithë me dhembshuri. Edhe mund të jem duke qarë tani që po shkruaj.
I dashur Fatmir, edhe unë kam pasur shumë vdekje në shtëpinë time, por jetën iu ka marrë Zoti. Kurse makabriteti i kësaj vrasjeje me kallashnikov, (me apo pa silenciator) më kujton se është kaq e vështirë të jetosh drejt në një botë të shtrembër. Ore jemi në ëndërr apo në realitet?! Absolutisht, këtë shkrim do ta kisha bërë edhe për një Rom po të vritej kështu. Pra, nuk më tërheq të qënurit e tij deputet, por të qënurit e tij NJERI. Nuk dua të përsëris ca fraza bajate që do shpërdorohen politikisht nga të gjitha krahët. Por nuk mund të rri si qytetar dhe gazetar të mos them atë që të gjithë njerëzit e thjeshtë e mendojnë: ORE, KUR VRITET NJË DEPUTET NE TË TJERËT ÇFARË DUHET TË MENDOJMË? O qeveri, o qeverisje, kemi 18 vjet që jetojmë sikur jemi në një ëndërr në të cilën mendojmë së jetojmë me dinjitetin normal që ka një NJERI. Por a është normale kjo? Kështu që distiktin e të madhit tonë të përbashkët Ismail Kadare, e përdor jo në kuptimin e Erosit, siç e përdor ai, por në kuptimin e një çudie makthi, ore jetojmë apo bëjmë sikur jetojmë.
Last Updated on Tuesday, 05 May 2009 12:52