Peza, fshati i pasur me histori dhe... varfëri
Nga Xheladin ÇELMETA
Nuk besoj që të ketë fshat në Shqipëri, që të ketë më shumë lapidarë dhe pllaka kujtimore lufte se sa Peza. Vitet e fundit, jo rrallë herë mediat e cilësojnë atë (mbase me të drejtë) edhe si fshat turistik. Në fakt, veç gjelbërimit joshës dhe 3-4 restoranteve të hapura përgjatë afro një dekade, asgjë tjetër se lidh këtë fshat me epitetin përkëdhelës turistik. Gjashtëmbëdhjetë kilometra rrugë të përshkruara me autobus nga Tirana, nuk është ndonjë distancë e madhe, krahasuar me largësinë e fshatrave të tjerë të prefekturës së Tiranës, si për shembull: Shupali, Shëngjergji, Priska, Baldushku, Vrapi, etj. Peza ka shansin të jetë jo më larg se 20 minuta larg kryeqytetit, për shkak të rrugës me reliev të sheshtë dhe të rreth 70% të saj rrugë nacionale (pjesa e aksit Tiranë-Plepa, Durrës). Por edhe pse është kështu, pikërisht distanca nga obelisku tip-revolver, e deri në Pezë-qendër, ka mbetur e pashtruar, gjë që dallohet menjëherë, sapo makina me të cilën udhëton nis të tronditet nëpër gropat e shpeshta. Peza, ka privilegjin që një herë në vit të bëhet kryefshati i Shqipërisë. Kjo, për faktin se në çdo 16 shtator, në ditën e themelimit të Konferencës historike, aty të vijnë veteranë e të rinj të kryeqytetit, si dhe të qyteteve të tjerë si Durrësi, Shijaku, Kruja, Elbasani, Kavaja, etj. Gjithsesi, një herë në vit, ritmet e rrokut, apo edhe fjalimet patetike për Çetën e parë antifashiste në Europë, për Heroin e Popullit, Babë Myslimi, për heroizmin e bijve të Pezës e gjithë Shqipërisë që ranë në luftë, nuk arrijnë dot ti bëjnë përgjithmonë të lumtur pezakët, apo tua shprishin disi monotoninë e jetës në 364 ditët e tjera të vitit. Gjithë faji është i parajsës, do të thonim, po ta krahasonim Pezën me titullin dhe motivin e një filmi të famshëm italian me Ornelën dhe Francesko Nutin. Parajsa e Pezës, e shumta mund të gjendet vetëm tek ai gjelbërim mahnitës e relaksues që ka sheshi i konferencës në gjithë shtrirjen e tij, si dhe tek kodrat e buta me pisha, që të kujtojnë kartolinat me pamje skoceze. Por përveç historisë, që të servir me bollëk ngjarje nga e kaluara dhe lufta, pasuria tjetër e Pezës, padyshim që ështëvarfëria. Asnjë alternativë tjetër nuk ka ky fshat, veç shitjes së produkteve bujqësore e blegtorale në mënyrë primitive. Ajo që duhet thënë është se, ca për shkak të prapambetjes, e ca për shkak të klimës jo dhe aq të favorshme për bimët e verës (pasi, siç thonë banorët, vijnë me vonesë), pezakët me shumë mundim të arrijnë të dalin në tregun e Tiranës. Në mënyrë kategorike, ata ndjehen gjithnjë të sfiduar nga ky treg. Shkaku dihet: Kjo gjë vjen nga cilësia jo lartë e produkteve, si dhe e vonesës së daljes së prodhimit. Banorët e këtushëm, njihen si një komunitet shumë korrekt ndaj çdo detyrimi shtetëror. Sipas informacioneve konfidenciale që morëm, organet gjyqësore dhe ato hetimore të rrethit, përgjithësisht nuk kanë të arkivuar asnjë dosje nga ky fshat. Aktualisht, pushteti vendor në Pezë drejtohet nga socialistët. Madje, prej kohësh ky fshat cilësohet si bastion i socialistëve. Kësisoj, banorët, shprehin konsideratat e tyre për kryetarin aktual të komunës Enver Dorzi, i cili, shquhet si një njeri që i rri punës në kokë. Tani në këtë kohë fushate, duket qartazi edhe sensi i lëvizjes së gjërave në Pezë: Busti i Babë Myslimit që prej dy muajsh shkëlqen nga ngjyra e florinjtë (kështu është zgjedhur varaku me të cilën është lyer monumenti), shtëpia e kulturës dhe zyrat e administratës, po ashtu kanë ndërruar pamje; janë bojatisur. Janë mbjellë pemë të reja dekorative. Po e njëjta përshtypje e banorëve ka qenë edhe më parë për kryetarin e dikurshëm të komunës Bujar Mezini, përfaqësues i forcës së djathtë politike. Nuk kemi gabuar asnjëherë tek të zgjedhurit tanë, ata kanë qenë kompetentë dhe të denjë për të na drejtuar, u shpreh këto ditë për gazetën Sot një banor i këtij fshati. Por, e keqja është, lart, tek qeverisja qendrore, tek shteti. Shteti kurrë nuk na ka ndihmuar siç duhet të na ndihmojë, në të gjitha kohët e kësaj demokracie, ngrinte zërin ai. Një ekonomist i njohur pezak, i kthyer nga disa udhëtime të tij në Europë, gjatë një simpoziumi të paradokohshëm të organizuar me intelektualë të zonës, mes të tjerash theksoi se Peza mund të ishte sot si provinca e Toskanës në Itali. Kjo, gjithsesi do të ndodhte po të investonte shteti në Pezë, të investonte për rrugën, për nxitjen e kredive bujqësore, për nxitjen e shpirtit bashkëpunues të fshatarëve për krijimin gradual të fermave të përbashkëta, tip-shpk, etj, Një tjetër ekspert i shkencave arkeologjike, zbulon dhe një tjetër margaritar të kësaj zone, i cili figuron sot në të gjitha manualet e arkeologjisë botërore, nga një skaj i Globit në tjetrin. Ajo është Kalaja e Dorzit. Kliko në internet dhe do të shohësh se sa shumë referenca ka kjo piramidë shqiptare e kohës parailire. Po të ishte rruga e Dorzit, ne do të kishim sot, pa asnjë diskutim, vizitorë nga kontinenti Amerikan, nga Spanja, Franca, Italia, Gjermania, Çekia, Bullgaria, Rusia, etj, etj. Dhe do të kishim pas dyshim dhe një llogari-bankare shtesë që do të përdorej në interes të banorëve të këtij komuniteti. Do të kishim edhe 6-8 vende të reja pune, në funksion të këtij shërbimi, si vendi i taksës së vizitorëve, pika e shërbimit me udhërrëfyes apo ciceronë vendas, etj. Po le të vazhdojmë me kusuret e shtetit ndaj këtij fshati: Shteti nuk arrin dot të iniciojë krijimin qoftë dhe të një pike grumbullimi për qumështin, vezët, apo produktet e të tjera bujqësore. Përse u dashka që, nga pamundësia e jetesës normale, një mësues fshati të ngrihet në ora katër të mëngjesit, të mjelë lopën, ta futë qumështin në bidonë plastikë, dhe ashtu me 5-6 shishe Coca cola në krahë të niset për në qytet, ndërkohë që i duhet të kthehet po me të njëjtin autobus linje, për të arritur që të kapë orën e parë të mësimit me nxënësit e tij. Kjo është mëse torturuese. Kjo është Peza e vitit 2009. Le të flasë sa të dojë ministri ynë i Bujqësisë, z. Jemin Gjana për fermerë që paskan rritur ndjeshëm cilësinë e prodhimit bujqësor e blegtoral(!). Peza live, Peza pa lustër e makijazh propagandistik, është kjo që shihet e preket konkretisht: Me një histori të madhe, me një emër të madh, por me shumë varfëri, me shumë projekte të munguara.