Promocioni i Turqisë për anëtarësi në Bashkimin Europian është me rëndësi të veçantë për vetë BE-në
Nga Orhan ZARSHATI
Zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë dhe zv. Kryetari i Këshillit të Ministrave, Xhemil Çiçek tha të hënën se kreu për Taksimin i kondicioneve të BE, mund të hapet për negociata gjatë presidencës së Çekisë në BE. Në fakt Turqia i ka kryer më mirë reformat e duhura për tu pranuar në BE, se disa shtete si Bullgaria dhe Rumania, por pranimi i saj si kandidat për anëtar të BE-së, po vonohet qëllimisht për arsyet që tashmë janë bërë të ditura për opinionin publik mbarëbotëror. Duke folur për reporterët mbas një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave në Ankara, Çiçek tha se viti 2009 do të jetë i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE. Lidhur me këtë nënvizoi Çiçek, ka herë pas here objeksione nga disa vende të BE-së, kundrejt anëtarësimit të Turqisë në BE. Franca i kryeson këto vende. Si i tillë promocioni i Republikës së Turqisë për në BE është krucial. Xhemil Çiçek tha se ne si qeveri po bëjmë përgatitjet për të promovuar Turqinë në Francë me temën sezoni i Turqisë; për këtë qëllim ne kemi caktuar një fond të përgjithshëm për shpenzimet e nevojshme. Ne jemi në stadin e planifikimit të këtij promocioni, vazhdoi Çiçek. Ne do ti implementojmë planet tona sapo zgjedhjet parlamentare në BE të kenë përfunduar, theksoi Çiçek. Një problem tjetër shqetësues për Turqinë, që është dhe pengesë për promovimin e saj në BE, është veprimtaria e egër terroriste e organizatës kurde PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), e cila mjerisht mbështetet në mënyra të ndryshme edhe nga disa vende anëtare të BE. Lidhur me këtë, gjatë vizitës së këtyre ditëve në SHBA të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjeneralit Ilker Bashbu, ky i fundit deklaroi të hënën më 2 qershor, se Turqia është e vendosur ta çrrënjosë organizatën terroriste PKK. Duke iu adresuar një konference që u mbajt në Uashington për marrëdhëniet Amerikano-Turke, e organizuar nga Këshilli i Biznesit Amerikano-Turk, nga Miqtë Amerikanë të Turqisë dhe nga Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme të Turqisë (DEIK), gjenerali Ilker Bashbu tha se Iraku i Veriut që nga dhjetori i vitit 2007 nuk është më një çerdhe për organizatën terroriste PKK, si dhe vuri në dukje se nuk është e mundur të eliminohet krejtësisht organizata terroriste përderisa nuk do të eliminohet prania e PKK-së nga Iraku i Veriut. Gjenerali Bashbu, shtoi se prania e organizatës terroriste PKK në Irakun e Veriut përbën një kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për Irakun, veçanërisht për sigurinë në Irakun e Veriut. Kjo prani ka në të njëjtën kohë edhe një ndikim negativ në marrëdhëniet amerikano-turke, shtoi ai. Gjenerali Bashbu tha se mbështetja ndërkombëtare për PKK-në është pakësuar, për pasojë organizata terroriste ka filluar të mendojë nëse ajo mund të arrijë objektivat e veta nëpërmjet përpjekjeve të armatosura dhe se po e shikon që për të nuk ka më vend në Irak për një të ardhme të afërt. Pavarësisht të gjitha zhvillimeve për problemin në fjalë, organizata terroriste PKK ende po e ruan praninë e saj në Irakun e Veriut, shtoi gjenerali Bashbu. Ai shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin dhe bashkërendimin me Shtetet e Bashkuara për tu marrë me organizatën terroriste PKK dhe çmoi mbështetjen në fushën e zbulimit nga ana e SHBA. Gjenerali Basbu tha gjithashtu se kërcënimet më të mëdha me të cilat po ndeshet bota sot janë dhuna dhe pikëpamjet terroriste dhe radikale që vijnë pas saj. Edhe siguria po globalizohet në botë. Paqja globale dhe siguria, ose do të ekzistojnë kudo në botë, ose nuk do kenë vend në këtë botë. Turqia mbas shembjes së komunizmit u gjend edhe më shumë se më parë (kur kërcënohej nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshavës) përballë trysnive nga më të ndryshmet, siç ishin veprimtaria e organizatës terroriste armeneAsalla, organizatës terroriste kurde PKK, përkeqësimi i marrëdhënieve shtetërore me Sirinë dhe me Greqinë si dhe Qipron Greke, që siç dihet kishin dhe kanë mbështetjen e disave prej aleatëve të saj perëndimorë dhe aleatëve në NATO (përveç rastit të konfliktit territorial me Sirinë). Prandaj kërkesa e saj për tu anëtarësuar në BE, përveç faktit se është një shtet mysliman (çka përdoret mirë nga kundërshtarët, megjithëse nuk është esenciale sipas vetë deklarimeve të aleatëve të saj) ka ndeshur në kundërshtimin e vendosur, si psh të Presidentit francez Sarkozi dhe të kancelares gjermane Merkel, të Qipros greke etj. Prandaj Turqisë i takon të bëjë shumë përpjekje, si e gjendur vetëm para kundërshtarëve të shumtë dhe të vendosur për ta penguar drejt anëtarësimit europian. Kështu Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutogllu para pak kohësh, në një takim me përfaqësues të partive politike në Ankara deklaroi se Bashkimi Europian (BE) është kolona vertebrale e procesit të reformave të Turqisë. Ai tha: BE-ja nuk është vetëm një areal politik për ne, BE është duke u bërë kolona vertebrale e reformave të Turqisë. Si një vend i fuqishëm në rajon, si një vend me marrëdhënie të shëndetshme me BE-në, si dhe si një vend që mori mbështetjen nga të gjitha anët e botës për në Këshillin e Sigurimit të OKB, Turqia mund të ndihmojë për të lehtësuar procesin e paqtimit në rajonin ku ndodhet dhe në botë. Unë i kam informuar zyrtarët përfaqësues të partive politike për ecurinë e procesit të Turqisë me BE dhe për zhvillimet në Kaukaz,Qipro,Irak dhe në Lindjen e Mesme. Gjithashtu të hënën më 1 qershor 2009, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë,Ahmet Davutogllu, u takua në Uashington DC me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Barak Obama, Xhejms Xhons,si dhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA në Afganistan dhe Pakistan, ambasadorin Riçard Hollbruk. Ai gjithashtu do të takohet edhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA në Iran, diplomatin Dennis Ross. Ai gjithashtu do të takohet edhe me disa kongresmenë dhe senatorë në Uashington DC,gjatë vizitës së tij në SHBA. Të premten ministri Davutogllu do të takohet me kundërpartin e tij Hilari Klinton. E gjithë kjo veprimtari diplomatike e kohëve të fundit, e MPJ të Turqisë, tregon për rëndësinë në rritje në radhë të parë politike, si dhe ekonomiko-ushtarake të këtij shteti paqedashës,që ka një pozicion kyç gjeostrategjik në rajonin e Lindjes së Afërme dhe të Mesme. Prandaj Turqia ka bindjen se gjithmonë e më mirë po i plotëson dhe do ti plotësojë kërkesat për anëtarësim në BE.