Nga KOP-i te MJAFT-i, ose qeverisje tafti-bafti
Nga Anastas PJETRI
Rama dhe Berisha, më në fund kanë vendosur të pastrojnë politikën. Dhe kjo kuptohet. Pastrim sipas mënyrës së tyre. I pari kërkon të pastrojë racën socialiste nga punistët e vjetëruar. I dyti, atë demokratike nga spiunët e sigurimit të shtetit dhe nga të djathtët e vërtetë, realë, natyralë, kundërshtarë pontecialë. Listat e kandidatëve për deputetë nuk janë thjesht lista. Listat janë një shpikje e vyer në kohën dhe në vendin e duhur. Me listat iu dha një goditje Nanos dhe grupit të tij.Me listat iu dha goditje Topit dhe ithtarëve të tij. Kjo racë e re në politikë do jetë përtej të majtës dhe të djathtës, me të cilen ka të njëjtën mendje, e pranon në heshtje dhe vetë Berisha. Nuk është rastesi që lideri i quajtur demokrat, me diversionin permanent ndaj kundërshtarit, ka kohë që gjuan, peshkon personalitete nga bashkësia e të majtës tradicionale dhe të asaj moderne, dhe si ka dalë keq. Kurse Rama, i cili kërkon të bëjë një parti të përzier, si piktor që është nga formimi kulturor, nuk mund ta kuptojë, se partitë e përziera sipas shijes së tij, prodhojnë një kulturë dhe moral të përzier, që ska të bëjë dhe kurrën e kurrës nuk sjellin politikën e re, aq të dëshiruar nga të gjithë. Gojët e liga thonë se socialistët 45 vjeç e përpjetë nuk do të kenë vend në hierarkinë socialiste, ku lider do të jete z. Rama. Mos qoftë e vërtetë. Zoti krijoi racën e bardhë dhe të zezë, kurse Rama e Berisha po dalin mbi zotin, po krijojnë racat e përziera në politikë. Ai që krijoji racat e përziera, zakonisht e quajnë djall. Që të dy bëjnë gabimin, se në vend të pastrojnë politikën, po e përziejnë atë. Pastrimi nuk ka asgjë të përbashkët me përzierjen. Pastërtia e tyre, pra e PD dhe PS, është përfundimi i fundit të asimilimeve, i ndërthithjeve dhe eliminimeve të gjithçkaje që është e padëshiruar në PD dhe PS. Gjithsesi përzierja vazhdon. Proces që ka filluar shumë kohë më parë, duke vazhduar me listat e kandidatëve për deputet dhe do të vazhdojë në të ardhmen. Dhe kjo e gjitha bëhet gjasme nën emrin e të resë, e brezit të ri në politikë e talentit që ata paskan. Por a dimë se çfarë po bëjmë? Po i ngremë në majat më të larta të piramidës shtetërore, vetëm e vetëm se qenkan të rinj. Kurrkund sndodh kështu. Talenti i shumë njerëzve duket shumë më i vogël nga sa është, sepse këtyre gjithnjë i vëmë detyra tepër të mëdha nga sa mbajnë me të vërtetë. Rinia është e këndshme nga ana fizike, por e pakëndshme për faktin se tek ajo nuk është e mundur, ose nuk është e arsyeshme të jesh produktiv, në çfarëdo lloj kuptimi. Puna me të rinjtë është thjesht një lojë për të larë hesapet me kundërshtarët dhe për të forcuar sundimin e liderëve brenda partive, të cilat fatkeqësisht edhe pas 20 vitesh i ngjajnë klubeve të gjuetarëve. Prandaj dhe nuk hapen dhe skanë për tu hapur për së mbari dosjet e sigurimit të shtetit. Gjithmonë ka ekzistuar një brez i ri që ndihet në kontradikte me të shkuarën dhe i cili te kjo kontradiktë, te kjo kritike, ndjen kënaqësinë e premisave të ndjenjës së fuqisë. Dikur brezi i ri donte përkundrazi të bazohej mbi të vjetrin dhe fillonte të kishte vetëdije mbi vetveten, jo vetëm duke pranuar opinionet e etërve, por duke i mbrojtur akoma më ashpër ato, nëse kjo ishte e mundur. Të kritikoje autoritetin atëror, dikur ishte një ves, tani të rinjtë idealistë e nisin nga kjo. Këta të rinj nga 25, 30, 35 vjeçarë, që jetojnë në metropolin e politikës shqiptare, janë njerëz fringo nga të gjitha anët, vërtetë shumë të zgjuar, por të martirizuar nga ambicia. Ata kujtojnë se e kanë për detyrë të thonë fjalën e tyre lidhur me çdo ngjarje (sepse ndodh gjithmonë diçka). Ata besojnë, se ngaqë po bëjnë kudo që shkojnë, pluhur dhe zhurmë, qenkërkan ata karroca e historisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata dëgjojnë gjithnjë, me veshët përpjetë, duke pritur pa pushim çastin kur mund ta vërvitin fjalën e tyre në publik, gjë që në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin të gjithë prodhimtarinë e tyre të vërtetë. Cilado qoftë dëshira e tyre për vepra të mëdha, për ndryshim të qeverisjes, për politikë të re, suksesi, karriera, ngjitja e shkallëve lart e më lart, nuk vjen vetëm nga ata. Këtë gjë ata se kuptojnë. Ata kujtojnë se po gjuajnë ngjarjen e ditës, mes së cilës janë zgjedhjet e fundit të muajit, bashkuar me korin e partisë, e cila është në fakt ajo që i ka gjuajtur, i ka peshkuar. Sillen sikur të ishin heronj. Kot e kanë që sillen si heronj. Kur dëshiron të jesh një hero në skenë, nuk duhet të mendosh për të luajtur në kor, madje as duhet ta dish si luhet në kor. Këtyre të rinjve nuk u mungon as karakteri, as prirja, as zelli, por nuk u kanë lënë kurrë kohë që ti japin vetes një drejtim. Ata i kanë mësuar, që nga mosha e tyre më e re, të marrin drejtim nga të tjerët. Po, po, drejtimin ata e kanë marrë nga të tjerët. Ata vetëm sa po përdoren duke i përvjedhur nga vetja, duke i mësuar që të përdoren përditë. Dhe tani ata nuk duan, nuk munden më ta kapërcejnë këtë gjendje. Ata nuk duan që të jetë ndryshe. Por këtyre kafshëve të gjora të karrocës politike të partisë që kanë përqafuar, në këto 2 dekada të mbingarkuara tranzicioni, mund ti qëllojë të dembelosen, aq sa para elektoratit dhe liderit të tyre të duken si budallenj dhe fëminorë akoma. Çështë kjo, ku të gjithë duan të qeverisin? Gjithë populli student. Gjithë populli politikan duke kërkuar me hir e me pahir të qeverisë. Disa qeverisin nga gëzimi i të qeverisurit. Të tjerë duan që të mos jenë vetë të qeverisur. Mes këtyre dy të këqijave, kjo e fundit është më e vogla. Këta të rinjtë e Ramës dhe të Berishës i ngjajnë të parëve. I ngjajnë atyre, të pushtuar nga gëzimi i të qeverisurit, por që sjanë veçse lypsarë politikë pallazdruqë. Këta jo vetëm dinë të zgjatin dorën për të kërkuar atë që su takon, por dinë të zgjatin dhe thesin me para për kolltukun e parlamentit. Lypësit politikë nuk janë si lypësit e rrugës. Ata i përkasin asaj kategorie njerëzish që nuk duan kurrsesi të shikohen në mënyrë tjetër, veçse duke projektuar rrezet e tyre mbi të tjerët. Është kategoria më e keqe dhe më e rrezikshme për njerëzit dhe qeverisjen e tyre. Ata duken sikur i thonë Rames dhe Berishës: Ec gjithnjë përpara dhe ne nuk do të na mungojë kurrë guximi për të të ndjekur. Dhe lideri i gjorë mendon nga ana e tij, më ndiqni gjithnjë dhe mua nuk do të më mungojë kurrë guximi që duhet për tju udhëhequr. Duhen hequr qafe lypësit politikë. Sepse njeriu elektorat zëmërohet kur u jep lëmoshë, por zëmërohet edhe kur nuk u jep lëmoshë. Dhe vjen një ditë, që ky zemërim derdhet me tërë forcën, pikësëpari kundër atij që ka shërbyer si trampolinë, si pedanë, përfshirë këtu dhe shefat e partive. Të shpresosh të bësh ndryshimin me lypsarë politikë, të shpallur nëpër listat e partive, do të thotë të kthehesh edhe një herë në fillimet e qeverisjeve postkomuniste. Shqiptarët e kanë provuar tashmë qeverisjen nga të rinjtë, të cilët të sapo dalë nga bankat e shkollës u bënë kryeministra, ministra, drejtorë, deputetë. Shkallët kudo dhe kurdoherë ngjiten një e nga një, jo njëherësh të gjitha. Por ja që moda e të rinjve vazhdon dhe pëlqehet. Këtë e kanë provuar edhe vende të tjera, fjala vjen Çekia. Të rinjtë politikanë në Republikën Çeke, provuan qeverisjen për ndryshim, aq sa, pas më pak se në gjysmën e mandatit i dorëzuan çelësat Presidentit të Republikës, se nuk shkonin më dot më tutje. E kanë provuar dhe shqiptarët. E kanë provuar para se të shpikej KOP-i dhe MJAFT-i, me të rinj nga mosha dhe me të rinj nga përvoja në profesion. Me këta lloj të rinjsh të shkolluar në perëndim, ose prapa kalit të Skënderbeut nuk besoj se u përgatit programi elektoral me 1000 faqe i PS dhe si shpërblim ata shënuan emrin në listat e deputetëve. Vetë z. Rama nga një studio televizive deklaroi se programi u miratua nga ekspertë të shquar nga qeveritë gjermane, italiane, franceze, amerikane dhe nga emra të tjerë nga partitë simotra socialiste. Atëherë i bie që të rinjtë vetëm sa lexuan programin. Të rinj fodullë që kërkojnë ti japin më shumë rëndësi nga sa kanë, apo nga sa vlejnë, gjithmonë bëjnë një llogari të gabuar. Ku qëndron vlera dhe rëndësia e tyre?