Europiani kujton ernobilin

Ai 26 prill i vitit 1986 është tepër larg. Jo nga memorja e kombit ukrainas dhe atij bjellorus, as nga kujtesa e njerëzit, por 26 vjet janë shumë në jetën e një brezi. Bëhet fjalë për shpërthimin e centralit bërthamor të Çernobilit në ish-Bashkimin Sovjetik, që më shumë sesa vrau, gjymtoi dhe po shuan dalë nga dalë.
Gjithsesi, UEFA, në daç ta kritikojmë për shumëçka, në daç jo, është kujtuar dhe ka bërë shumë mirë. Ndërsa Europiani i futbollit harbohet nëpër Ukrainë dhe Poloni, Mishel Platini, presidenti i UEFA-s ftoi më shumë se 150 fëmijë të sëmurë nga ai shpërthim në reaktorin numër 4 të ish-centralit, që të ndiqnin ndeshjen mes Francës dhe Suedisë në Kiev.
Kjo ftesë është në kuadrin e projektit të UEFA-s që quhet “Projekti i Respektit” dhe që synon trajtimin e barabartë dhe pa paragjykime të njerëzve, sidomos të fëmijëve, një mënyrë kjo për të jetuar të lumtur edhe duke qenë të ndryshëm.
Përveç kësaj ftese, 20 fëmijë të sëmurë që trajtohen në Qendrën e Rehabilitimit të Çernobilit, bashkë me prindërit dhe kujdestarët e tyre, bujtën në zyrat e UEFA-s në Kiev, ku u takuan dhe morën autografe nga anëtarët e grupit të njohur muzikor ukrainas, S.K.A.Y. Ky grup u shpall si më i miri në Ukrainë në vitin 2008 dhe pjesëtarët e saj i dhanë çdo fëmije nga një dhuratë të lidhur me Euro 2012-ën.
Një nga muzikantët, i quajtur Oleg Sobçuk, shprehet se “jemi shumë të lumtur që marrim pjesë në këtë ngjarje, ishte kënaqësi për ne që i dhamë dhurata fëmijëve”.
Të rinjtë ukrainas, që janë goditur nga fatkeqësia, natyrisht që u ndjenë të respektuar dhe padyshim u ndjenë më mirë dhe kjo ndjenjë do të zgjasë për disa kohë. Është mirë kur nuk të harrojnë, janë pak a shumë fjalët e tyre.
Çernobili ishte një katastrofë nga e cila vuajtën dhe po vuajnë gati gjysmë milioni njerëz, ndërsa në kohën që ndodhi, ajo u përjetua si tragjedi biblike. Kjo, edhe në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik që ishte ateist.
Kishte një arsye për këtë. Kjo sepse, në një nga rrëfimet e Biblës është një paragraf ku thuhet se “ëngëlli i tretë lëshoi një zë dhe atëherë një yll i madh ra nga qielli, duke u djegur si një llampë, ra mbi lumej dhe burime uji, emri i Yllit është Krimbi i Drurit dhe shumë njerëz vdiqën sepse ujërat u helmuan”.
Kështu thotë strofa e Biblës, ndërsa në gjuhën ukrainase emri i Yllit Krimbi i Drurit, përkthehet Çernobil. Dhe ky është një perceptim që besohet as Euro 2012 nuk mund ta shlyejë nga mendja e ukrainasve.