Italia në çerekfinale falë Kasanos, Balotelit e Spanjës!
Itali Irland렠 2-0
Shënues: Kasano 35, Baloteli 90
Italia: Bufon, Abate, Barzalji, Kielini (Bonuçi 56), Balcareti, Markizio, Pirlo, De Rosi, Mota, Kasano (Diamanti 62), Di Natale (Baloteli 74). Tr: Prandeli.
Irlanda: Given, St.Lexher, O’She, Dune, Uard, MekGedi (Long 65), Uelan, Endrjus, Daf, Kin, Doil (Ualters 76). Tr: Trapatoni.
Gjyqtar: Çakir (Turqi).
Kartonë të verdhë: Balcareti, Endrjus, O’She, De Rosi, Bufon.
Karton i kuq: Endrjus.
Axurrët mundin 2-0 Irlandën në Poznan dhe kualifikohen në vend të dytë në grupin C. Shënoi dyshja sulmuese, por duhen falënderuar edhe iberikët që mundën Kroacinë
Ndonëse me lodhje dhe vuajtje të mëdha, Italia mund 2-0 Irlandën dhe falë fitores 1-0 të Spanjës me Kroacinë, kualifikohet në çerekfinale të Europianit në vend të dytë të renditjes së grupit C.
Ndeshje shumë e bukur dhe me raste, që axurrët e zhbllokuan në minutën e 35-të me golin e Kasanos, i shpejtë teksa devijon me kokë një top nga një goditje këndi. Në fund, Endrjus del me karton të kuq, madje përpiqet të godasë edhe trajnerin Prandeli. Ndërsa në minutën e 90-të, Baloteli vulos rezultatin.
Dështon kompromisi Spanjë-Kroaci, kualifikohet Italia, duke luftuar, vuajtur, me raste edhe duke pësuar presion, po duke fituar. Italia del në çerekfinale të Euro 2012, siç vetëm ajo di ta bëjë, duke u mbajtur deri në frymën e fundit.
Duke luajtur dobët për një pjesë të mirë të lojës kundër Irlandës, duke e mundur 2-0, duke falënderuar Spanjën, e cila bën detyrën e saj dhe mund Kroacinë në një ndeshje aspak të sigurt. Të gjitha dyshimet për një marrëveshje kroato-spanjolle, që do ta nxirrnin jashtë Italinë, ranë poshtë.
Skuadra e Prandelit vuajti deri në fund, sepse barazimi 1-1 mes kroatëve dhe spanjollëve do ti kishte eliminuar. Por u arrit fitorja dhe kjo kishte rëndësi, falë djemve të quajtur Kasano dhe Baloteli. Nuk është se bënë spektakël, por dhanë atë që u kërkohej: dy gola për kualifikimin. I pari me kokë nga gjeniu nga Bari.
I dyti, me forcë, klas dhe fuqi i SuperMarios. Një çerekfinale e arritur me meritë. Një vend i dytë në grupin C dhe tashmë Italia do të ndeshet me njërën mes Francës, Ukrainës dhe Anglisë të dielën në stadiumin Olimpik të Kievit në Ukrainë.
KUALIFIKIM ALA ITALIAN Irlanda bëri detyrën e saj, duke ia vështirësuar jetën kundërshtarit, duke sulmuar hapësirat dhe mbizotëruar. Prandeli i rikthehet skemës 4-3-1-2, me Tiago Motën pas shpinës së Kasanos dhe Di Natales, Balcareti e Abate nga krahët, De Rosi sërish në mesfushë, Barzalji i riaftësuar.
Vuajtjet nisin menjëherë: në një ndeshje ku Baloteli do të bënte punë, ndërsa qëndroi në stol në pjesën e parë. Kasano dhe Di Natale lodhen të gjejnë hapësira, ndërsa një frikë për një kompromis të mundshëm pushtoi skuadrën gjatë gjithë ndeshjes. Gjysmëorëshi i parë kaloi duke parë sedrën e Dunes dhe MekGedit, deri sa vjen goli i Kasanos: goditje këndi e Pirlos, goditje me kokë së prapthi e Antonios, traversë dhe topi që kalon linjën.
Gjithçka shkon mirë, ose thuajse. Kroacia e Spanja e mbyllin pjesën e parë 0-0, por në pjesën e dytë skuadra e Prandelit nuk rritet, nuk e kërkon golin, humbet metra, edhe pse trajneri italian fut Diamantin për Kasanon dhe Irlanda shpërqendrohet në fushë. Pastaj hyn Baloteli dhe materializon me talentin e tij shpresën axurre. Janë minutat e fundit kur nga Gdansku vjen lajmi më kritik: Spanja shënon me Navasin. Italia zbret në vend të dytë, por barazimi 1-1 kroat, i eliminon. Do të duheshin të paktën tre gola në rast barazimi 1-1 dhe SuperMario shënon një, që vlen për dy.
Kros i Pirlos, Baloteli në gjysmë kthesë godet një top që e shikon në rrjetë vetëm kur ngrihet nga toka pas dyluftimit me mbrojtësin irlandez. Një Itali e tërë në delir. Kroacia përpiqet deri në fund të barazojë në Gdansk deri sa vjen vërshëllima finale e gjyqtarit. Italia në çerekfinale falë Kasanos, Balotelit, por edhe Spanjës.
Trajneri axurr thekson vështirësitë e mëdha gjatë ndeshjes me Irlandën: Krijuam shumë dhe shpresojmë të luajmë kështu edhe në çerekfinale
Prandeli në delir: Fituam me zemër dhe vuajtje
Kualifikimi i Italisë në çerekfinale të Euro 2012, e lejon Çezare Prandelin të marrë frymë lirisht: Vuajtje, gëzim, ka gjithçka. Ishte e vështirë të mundej Irlanda dhe publiku i saj i mrekullueshëm, – tha trajneri i kombëtares, që mendon për ndeshjen e radhës.
Duhet të mendojmë që do të jetë një ndeshje si kjo, ku duhet të japim zemrën në fushë. Një vuajtje për 90-të minuta, ku ankthi shtohej edhe për rezultatin e takimit Spanjë-Kroaci: Ky është sporti dhe ne pranuam të vuajmë në disa momente, – vazhdon Prandeli, – por e deshëm këtë fitore.
E kuptuam se përveç teknikës, duhet edhe cilësia me zemrën. Mund të premtoj vetëm që do të përpiqemi të ndërtojmë lojë si sonte (mbrëmë), kur skuadra kundërshtare na lejoi të luajmë. Krijuam shumë dhe shpresojmë ta bëjmë edhe në çerekfinale, kur të luajmë në Ukrainë.
Në konferencë shtypi, pastaj Prandeli ka theksuar vështirësitë e hasura nga skuadra e tij: Ne patëm vështirësi në 20-të minutat e para, sepse ata bënin presing të ulët dhe gabuam që sulmonim me mesfushorët. Pastaj sapo gjetëm ritmin, bëmë shumë gjëra interesante.
Luajtëm kundër një skuadre agresive, por jam i kënaqur për paraqitjen. Nuk ishte e lehtë të ndryshonim siç bëmë. Një tjetër aspekt pozitiv për trajnerin axurr ishte aspekti fizik: Nuk pësuam rënie fizike, por patëm probleme ndaj një skuadre që kur merrte topin me portierin e godiste gjatë dhe në ato episode nuk mund të pushonim.
Duhet theksuar që patën edhe ata raste për gol, sidomos në fillim të pjesës së dytë, ku mund ta mbyllnin ndeshjen. E pashmangshme të mos flitet për Balotelin: Kur të tjerët presin shumë, duhet ta përballosh trysninë. Europiani i Marios nuk fillon sonte (mbrëmë), sepse ai ka bërë paraqitje të rëndësishme deri tani.
Lajmi i vetëm i keq i mbrëmjes është dëmtimi i Kielinit, i cili rrezikon tia ndryshojë edhe një herë fytyrën mbrojtjes italiane: Shpresojmë ta riaftësojmë, me dëshirën dhe forcën e Xhorxhos dhe të mjekëve tanë.
Mbrojtësi
Dëmtohet Kielini, rrezikon të humbë Europianin
Lajme të këqija për mbrojtjen e Italisë, që pikërisht në ndeshjen ku riaftësoi Andrea Barzaljin, humb Xhorxho Kielinin. Duket praktikisht i mbyllur Europiani 2012 për lojtarin e Juventusit. Qendërmbrojtësi axurr, u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 56-të të ndeshjes ndaj Irlandës për shkak të një dëmtimi muskulor në një dyluftim me një kundërshtar.
Në fund të ndeshjes, profesor Kastelaçi, i nxirë në fytyrë, analizon situatën: Eshtë një lajm i keq pas fitores që arritëm sonte (mbrëmë). Kielini ka pësuar një tërheqje muskulore, e njëjtë me atë që pësoi para Europianit dhe ku mungoi për dy javë. Doktori italian, pastaj ka theksuar: Jemi të shqetësuar.
Për fat të keq i ndodhi i njëjti dëmtim, akoma një problem pas atij që pësoi në fillim të veprimtarisë. Të tjerët janë mirë. Për të vlerësuar gjendjen e Kielinit, duhet të presim orët e ardhshme.
Statistikat
Itali Irlandë
2 gola 0
15 goditje 4
6 goditje në kuadrat 2
9 goditje jasht렠 2
30 goditje dënimi 18
12 goditje nga këndi 5
3 pozicione jashtë loje 6
3 kartonë
