E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionët e Europës nuk njohin pengesa!

Kroaci – Spanj렠     0-1

Shënues: Navas 88.

Kroaci: Pletikoza; Vida (Jelaviç 65), Çorluka, Shildenfeld, Striniç; Rakitiç, Vukojeviç (Eduardo 81); Srna, Modriç, Pranjiç (Perisiç 65); Mandzukiç. Trajner: Biliç.

Spanja: Kasiljas; Arbeloa, S. Ramos, Piké, H. Alba; Ksavi (Negredo 89), Buskets, K. Alonso; Silva (Fabregas 73), Torres (H. Navas 60), Injesta. Trajner: Del Boske.

Gjyqtar: Shtark (Gjermani)

Kartonë të verdhë: Çorluka, Srna, Striniç, Jelaviç, Mandzukiç, Rakitiç.

Përgatiti: Admir Gremi

Spanja fiton 1-0 ndaj Kroacisë me golin e shënuar nga Navas, dy minuta para fundit, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Euro 2012

Hezus Navas ka shënuar një gol në minutat e fundit, duke i dhënë Spanjës fitoren 1-0 kundër Kroacisë dhe një vend në çerekfinalet e Europianit. Andres Injesta dha asistin për Navas, në brendësi të zonës, pasi Spanja arriti ti shpëtonte pozicionit jashtë loje, teksa zëvendësuesi i Seviljes arriti të shënonte gol me portën e boshatisur, në të 88-n.

Kampionët në fuqi dominuan në zotërimin e topit, por dështuan të krijonin shumë raste në Arena Gdansk. Portieri, Iker Kasiljas, kreu një sërë pritjesh decizive në pjesën e dytë. Kroacia mund të kishte arritur kualifikimin në çerekfinale, por Kasiljas me reflekset e tij arriti të shpëtonte goditjen me kokë të Ivan Rakitiç, në minutën e 59-të, përpara se devijonte jashtë gjuajtjen fluturimthi të Ivan Perisiç në të 79-n.

Spanja arriti më në fund të thyente mbrojtjen e hapur të Kroacisë, pasi kishte shpërdoruar shumë raste në minutat e fundit, vetëm kur Ksavi Hernandez dha një pasim perfekt për Andres Injestën, i cili kontrolloi më së miri, para se të jepte një pasim të shkurtër për te Navas, të cilit i mjaftonte të ecte drejt portës së boshatisur, duke qenë se portieri kroat, Stipe Pletikoza, po kërkonte pozicion jashtë loje.

Goli erdhi vetëm pak momente pasi Injesta dhe zëvendësuesi, Çesk Fabregas, dështuan të konvertonin në gol rastet e tyre, teksa kampionët në fuqi të Europës, u dukën fajtorë në përpjekjet për të lidhur shumë pasime së bashku.

Rakitiç, ndërkohë, mundi të tundte kokën me mosbesim, pasi Kasiljas kërceu mbi të duke mos i lejuar të godasë, teksa kroati përfitoi nga krosimi i Luka Modriç nga e majta, me të jashtmen e këmbës së djathtë.

Kasiljas ishte lojtari më konstant i Spanjës në mbrojtje, teksa reparti i tërhequr i spanjollëve u duk shpesh herë në vështirësi gjatë pjesës së dytë, prej topave të hedhur në zonë gjatë kundërsulmeve të Kroacisë.

Spanja dukej më hezituese sesa ndaj Irlandës, ndërkohë që hidheshin në sulm më shpesh sesa ndaj Italisë, ndërkohë që Ksavi dhe Alonso shpesh herë ktheheshin në mbrojtje, për të lejuar anësorët, Alvaro Arbeloa dhe Hordi Alba, të sulmonin nga krahët.

Injesta dhe David Silva ishin orkestruesit e sulmeve spanjolle dhe nga një kombinim i tyre në minutën e 12-të, Injesta u gjend në zonën e rreptësisë, ku u ndal vetëm prej Pletikozës.

Spanja tregoi durim, duke u përpjekur ta mbante larg Kroacinë, me lojën e saj me pasime, teksa Alonso gjeti Fernando Torresin me një pasim të gjatë në minutën e 23-të, por sulmuesi spanjoll vetëm sa detyroi Pletikozën të priste gjuajtjen e tij anësore me gjurin e majtë.

Qendërmbrojtësit e Spanjës, Serxho Ramos dhe Xherard Pike, vunë në shënjestër kuadratin e Kroacisë me gjuajtjet nga distanca, përpara se Kroacia të testonte sërish Kasiljasin, i cili priti me lehtësi gjuajtjen e Daniel Pranjiç në të 25-n.

Mario Mandzukiç, i cili kishte shënuar 3 gola për Kroacinë, pati vështirësi për ti shpëtuar markimit, teksa u gjend i rrëzuar me probleme në këmbë, pasi Ramos spastroi zonën e rreptësisë.

Spanja vazhdoi të përpiqej të gjente pasimin e fundit në zonën e mbipopulluar të kroatëve, teksa ballkanasit u fokusuan te kundërsulmet e shpejta, por asgjë nuk ndodhi, pasi kroatët aplikonin një lojë fizike ndaj asaj sulmuese të Spanjës.

Modriç pati shumë pak mundësi të zotëronte topin, deri kur arriti më në fund të krijonte një rast tepër të rrezikshëm për kombëtaren e tij. Torres, i cili e nisi ndeshjen si titullar për të dytën herë radhazi, i la vendin Navasit në të 61-n, teksa anësori i shpejtë krijoi shumë shpejt hapësira për kampionët e botës, ndërkohë që Nikola Kaliniç u aktivizua 5 minuta më vonë për të përmirësuar sulmin kroat.

Fabregas ishte zëvendësimi i radhës për spanjollët, i cili shpërdoroi një shans brenda zonës, kur gjendej i vetëm, por Spanja u shpërblye pas zotërimit të tepërt të topit dhe pasimeve të shumta, vetëm kur Navas arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke mbajtur shpresat e kampionëve të botës për tu bërë kombëtarja e parë që fiton 3 tituj madhorë radhazi. Tifozët kroatë ndezën fishekzjarre gjatë të dyja pjesëve të ndeshjes.

Navas: Kërkojmë gjithmonë fitoren

Hezus Navas, i cili shënoi golin e fitores për Spanjën, një gol që siguroi kalimin në çerekfinale si e para në grup, foli pas ndeshjes për mediat spanjolle. Ishte një rival i vështirë, luajtën shumë mirë, ashtu sikurse dhe ne.

Kundërpërgjigjeshin shumë mirë, por arritëm të maturonim ndeshjen dhe më në fund siguruam fitoren. Hezus Navasit nuk i intereson se cili do të jetë rivali në çerekfinale, por shqetësohet për duhet të vazhdojmë në rrugën tonë, të menaxhojmë më së miri aftësitë tona dhe të presim me kalimin e kohës, atë që do të vijë më pas.

Ai vazhdoi: Jemi lojtarë që kërkojmë gjithçka, besojmë të gjithë te maksimumi dhe atë duam të arrijmë gjithmonë. Për këtë arsye jam i lumtur, u shpreh anësori sulmues. Për ta mbyllur, analizon kënaqësinë që i jep fitorja.

Me këtë fitore, këto 3 pikë, arritëm ta mbyllnim të parët në grup, kështu që sna mbetet gjë tjetër veçse ti gëzohemi kësaj arritjeje.

 

Kasiljas: Spanja mund të fitojë ndaj kujtdo

Portieri i spanjollëve: U bëmë nervozë, në momentin që Kroacia pati rastin për të fituar ndeshjen

Iker Kasiljas ka pranuar se presioni për tu kualifikuar dhe marzhi i vogël i gabimeve të lejuara, për shkak të rezultatit që kishte marrë Italia, e bënë më nervoze La Roja-n.

Ishte një ndeshje e vështirë, sepse pati diçka që njerëzit nuk e panë. Ishte nervozizmi, pasi një aksion i vetëm mund të të linte jashtë Europianit. Le ta marrim hap pas hapi, por duhet të thuhet se ishim paksa të shtangur. Në lidhje me ndeshjen, portieri tha:

Ka qenë shumë e vuajtur, por sot nuk ka rivalë që mund të mposhten lehtë, kështu që Spanja dha maksimumin. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse mund të shokohemi në ndonjë moment të vetëm.

Kasiljas nuk beson se Spanja po luan më dobët sesa 2 apo 4 vite më parë, por e gjithë bota e njeh tashmë Spanjën. Tashmë, dihet me siguri se sapo Injesta merr topin në këmbë përballet me 3 rivalë përpara. Spanja ka një dominim në zotërimin e topit, por rivalët janë gjithnjë e më të fortë.

Në lidhje me golin e shpëtuar në momentet e fundit, Iker tha se u gjeta në trajektoren e duhur dhe arrita ta shpëtoja. Dhe, në lidhje me rivalët e mundshëm në çerekfinale, ai u shpreh se Franca është një kombëtare e fortë, por në fund të fundit të takon të përballesh me më të mirat. Spanja mund të përballet me këdo.

Statistikat

Kroaci           Spanjë

0          gola     1

6          goditje            11

3          goditje në kuadrat    8

3          goditje jasht렠          3

16        goditje dënimi           21

4          goditje nga këndi      11

0          pozicione jashtë loje           1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›