Finalja Gjermani-Spanje
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka zbuluar se dëshiron që të shikojë një finale ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë në Euro 2012. Dy skuadrat që ishin finaliste të edicionit të vitit 2008 u kualifikuan në çerekfinale pasi i mbyllën grupet respective si kryesuese.
“Furia e Kuqe” dhe “Panzerat” kanë dy nga skuadrat më cilësore në letër dhe këtë e kanë konfirmuar në fushën e lojës dhe për këtë arsye, Platini shpreson që të jenë pikërisht ato që do të luftojnë për titullin më të rëndësishëm kontinental.
“Do të më pëlqente që të shikoja një finale ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës”, deklaroi Platini për mediat në Varshavë.
Presidenti I UEFA-s u shpreh i surprizuar nga eliminimi i parakohëshëm i Holandës dhe Rusisë, që i dhanë lamtumirën turnout pa arritur të kalonin fazën e grupeve dhe deklaroi se dështimi I këtyre dy emrave të mëdhenj konfirmon vështirësinë e Kampionatit Europian.
“Largimi I Holandës tregoi se Euro 2012-ta është një aktivitet më I vështirë se Kupa e Botës”, theksoi Platini. “Eliminimi I Holandës më habiti, ashtu sikurse edhe largimi i Rusisë”.
Më tej, ish-legjenda franceze vlerësoi stilin e lojës së Italisë, që duket se e ka braktisur lojën karakteristike mbrojtëse, duke shtuar se “Prandeli ka ndërtuar një skuadër, të cilën ke qejf ta shikosh duke luajtur futboll”.