E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europiani ne 12-13 qytete

“Mjaft më me Kampionatin Europian që zhvillohet në një shtet, ose maksimalisht nga dy vende bashkëorganizatore. Evenimenti më i rëndësishëm i futbollit europian duhet të zhvillohet në 12 apo 13 qytete të ndryshme”.

Kjo është ideja e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të aktivitetit kontinental. “Do të bëj një anonçim, i cili do t’ju çuditë”, ishin fjalët e kreut të Konfederatës Europiane në Kiev, në prag të finales së Euro 2012 ndërmjet Italisë dhe Spanjës.

“Kemi një projekt, sipas të cilit Euro 2020 do të zhvillohet në të gjithë Europën. Komiteti Ekzekutiv i UEFA, ku pjesa dërrmuese e anëtarëve janë entuziastë, duhet të marrë në shqyrtim propozimin dhe vendimi përfundimtar do të merret mes dhjetorit të këtij vitit ose janarit 2013”.

Fakti që një ndeshje si Angli-Gjermani mund të luhet në “Santiago Bernabeu”, ose Francë-Holandë në “Uembli” paraqesin skenarë sygjestionues dhe këto përballje do të ishin edhe më tërheqëse.

“Në këtë mënyrë, në çdo vend dhe qytet të Europës, do të kishte ndeshje të një faze të caktuar të Kampionatit Europian, qofshin këto sfida të grupit, 1/8-ave, çerekfinale e kështu me radhë. Një organizim i tillë do të ishte shumë i thjesht dhe ekonomik”, konfirmoi Platini, që më tej shtoi:

“Në këtë mënyrë vendet organizatore, qofshin këto një apo dy, nuk do të jenë të detyruara që të ndërtojnë 10 stadiume, aeroporte, rrugë dhe gjithçka tjetër. Për momentin kjo është thjesht një ide dhe ende nuk është marrë asnjë vendim”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›