Europol: Shqipëria, portë për drogën në BE
Europol ka publikuar sot raportin e vitit 2009 mbi krimin e organizuar, në të cilin Shqipëria konsiderohet si vend burim i organizatave kriminale. Ky raport thekson se trafiku i kokainës është në rritje duke cilësuar se transporti i kokainës drejt vendeve të BE kalon nëpërmjet Shqipërisë. Policia Europiane në raportin e saj përmend grupet etnike shqiptare si të përfshira në këto trafiqe.
Madje, raporti thotë se grupet kriminale shqiptare sfidojnë organizatat evropiane, si për shembull ato italiane, që janë mjaft aktive në trafikun e drogës.
Sipas raportit, trafiku i drogës kontrollohet nga shqiptarët të cilët sigurojnë bazat e drogës në Evropën Juglindore.
Gjithashtu, në dokument thuhet se lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë për trafikun e qënieve njerëzore mbeten ende të fuqishme.
Shqipëria konsiderohet gjithashtu qendër për transportin e heroinës, ndërsa gjithë rajoni i Ballkanit si zonë origjine dhe tranziti për falsifikimin e parave dhe trafikun e armëve.
(m.a/BalkanWeb)