E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta mbështet projektin “Një OKB”

TIRANE- Me rastin e Ditës së OKB, 24 tetori dhe që shënon 64 vjetorin e organizatës është zhvilluar në ambientet e ministrisë së jashtme takimi tradicional i Ministrit të jashtem përfaqësuesit e agjensive dhe fondeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që operojnë në Shqipëri. Takimi u organizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe mbarëvajtjes së projektit “Një OKB” i cili po zbatohet në vendin tonë.
Në takim mori pjesë Përfaqësuesja e Përheshme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Koordinatore e Përhershme e OKB në Shqipëri Znj. Gülden Türköz-Cosslett si dhe 13 përfaqësuesit e Agjensive të tjera.
Z. Meta theksoi gjatë fjalës së tij se ‘Qeveria shqiptare do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të realizuar suksesin e këtij projekti, i cili do të jetë një kontribut real në reformën e menaxhimit të OKB-së’.
Shqipëria është një nga 8 vendet pilot të këtij projekti, i cili bazohet në prioritetet e integrimit evropian, në plotësimin e objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit dhe në përmirësimin e bashkëpunimit midis qeverisë dhe shoqërisë civile.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›