E Diel, 1 Nëntor 2026

Europol: Shqipëria, qendra e shpërndarjes së drogës në vendet e BENga TemaShqipëria është kthyer në qendrën e transportit dhe shpërndarjes së drogës për në vendet e Bashkimit Evropian. Ky fakt pohohet nga raporti i Europol për vitin 2009, që u publik

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Europol: Shqipëria, qendra e shpërndarjes së drogës në vendet e BENga Tema

Shqipëria është kthyer në qendrën e transportit dhe shpërndarjes së drogës për në vendet e Bashkimit Evropian. Ky fakt pohohet nga raporti i Europol për vitin 2009, që u publikua ditën e djeshme. Sipas këtij raporti, trafikantët shqiptarë janë zotëruesit e gjithë trafikut të drogës në zonën e Evropës Juglindore, ndërkohë që ata po sfidojnë edhe organizatat kriminale italiane, që deri më dje kanë qenë edhe më të organizuarat. Raporti vë në pikëpyetje të madhe seriozitetin e shtetit shqiptar në lidhje me luftën ndaj trafikut të krimit të organizuar, që është dhe një nga pikat bazë për integrimin në BE.

Raporti

Edhe pse autoritetet policore shqiptare shprehen se trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria është minimizuar në maksimum, raporti i Europol për krimin e organizuar, që u publikua ditën e djeshme, paraqet të dhëna të tjera. Sipas këtij raporti, trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria, jo vetëm që nuk është pakësuar, por vendi ynë tashmë është kthyer në qendrën e transportit dhe shpërndarjes së drogës, kryesisht heroinës, në gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Në raportin e Europolit thuhet se trafikantët shqiptarë të drogës zotërojnë gjithë tregun e Evropës Juglindore, prej nga dhe e shpërndajnë atë më pas në vendet e BE. “Shpërndarja rajonale në Evropën Juglindore duket megjithatë se ende është në duart e grupeve etnike shqiptare dhe Shqipëria shërben si qendër parambledhëse dhe transporti për shpërndarjen e heroinës në BE”, - thuhet në raportin e hartuar nga Europol për vitin 2009. Ky raport thotë se grupet turke, që konsiderohen edhe si më të mëdhatë në trafikun e drogës, po bashkëpunojnë me trafikantët shqiptarë. Raporti thotë se një pjesë e mirë e drogës niset nga Shqipëria dhe Kosova, vazhdon rrugën për në Austri, për të mbërritur më pas në vendet e Evropës Perëndimore. “Grupet turke po përdorin Rumaninë dhe Bullgarinë si pika hyrëse për heroinën për në BE dhe po bashkëpunojnë me grupet shqiptare dhe serbe, të cilët shpesh bartin nga aty pjesën që do shpërndahet, duke nisur nga Shqipëria dhe Kosova, vazhdon rrugën në Austri dhe përfundon në Evropën Perëndimore”, - pohohet në raport. Sipas këtij të fundit, përveç heroinës, është rritur ndjeshëm edhe hyrja e kokainës në vendet e BE, përmes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit. Kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së grupeve shpërndarëse turke dhe grupeve shqiptare. Raporti thotë se, “domethënia e portit të Konstancës në trafikun e kokainës është rritur dhe kokaina duket se po mbërrin në sasi gjithnjë e më të mëdha në BE, përmes Turqisë dhe Ballkanit. Kjo mund të jetë për shkak të përfshirjes së rritur të turqve dhe grupeve shqiptare në shpërndarjen e kokainës, por mund të jetë efekti i forcuar i Afrikës Veriore, si një zonë transit”. Në raport thuhet se boshti i trafikut të lëndëve narkotike është vendosur rreth Italisë, nga ku më pas hyn edhe droga për në BE. Sipas raportit, grupet italiane të trafikut të drogës vazhdojnë që të jenë aktive, por në disa raste ato janë sfiduar nga grupet shqiptare, kolumbiane, turke etj., dhe për këtë arsye janë detyruar që të bashkëpunojnë. “Boshti kriminal është vendosur rreth pozicionit gjeografik të Italisë, si një prej portave hyrëse për në BE dhe rolit qendror të grupeve italiane të krimit të organizuar, me kontakte në shumë vende dhe rajone anekënd botës. Të gjitha grupet kryesore italiane të krimit janë përsëri aktive në trafikun e drogës, ndonëse në disa raste ato janë sfiduar dhe për këtë arsye janë detyruar për të bashkëpunuar me shqiptarët, kolumbianët, turqit dhe kriminelët afrikanë”, - përfundon raporti i hartuar nga Europol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›