E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PS, Rama mbledh deputetët në Bashki

 

Në Partinë Socialiste ka nisur zgjedhjet në organizatat socialiste. Për këtë qëllim, kryetari socialist Edi Rama mblodhi dje pasdite deputetët e kryeqytetit në një takim në Bashkinë e Tiranës për të diskutuar rreth procesit zgjedhor në organizatat socialiste dhe u ka kërkuar deputetëve të ndjekin nga afër këto mbledhje. Të ndarë sipas një grafiku, deputetët e kryeqytetit do të monitorojnë dhe do të marrin pjesë direkt në çdo mbledhje, sipas zonave ku ata kanë qenë dhe kujdestarë në zgjedhjet e 28 qershorit. Theksi pritet të vihet tek analiza e zgjedhjeve që do të zhvillohet në mbledhjet e organizatave. Çdo organizatë do të raportojë dhe do të nxjerrë defektet dhe përparësitë që ka pasur gjatë fushatës zgjedhore, e veçanërisht gjatë procesit të votimit. Por ndërkaq mësohet se do të tregohet kujdes dhe për t’i bërë organizatat socialiste efiçente, duke i pastruar ato nga anëtarë jo aktivë që nuk mund të japin kontribut gjatë zgjedhjeve. Gjatë takimit të djeshëm, u është kërkuar deputetëve të këmbëngulin të thithin sa më shumë propozime për ndryshimet statutore, të cilat do të diskutohen dhe në mbledhjet e organizatave socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›