E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 20 vjeçari, rrahu babë e bir në Durrës

Durrës- Policia e Durrësit ka ndaluar sot 20-vjeçarin, Armand Myftari pasi një ditë më para ai rrahu 59-vjeçarin me inicialet H.N dhe kanosi djalin e tij, 21 vjeç. Pasi kanë shkëmbyer fjalë mes tyre, i riu mësohet se ka goditur 59-vjeçarin.

Sipas policisë arrestimi i Myftarit u bë për arsye se gjatë një konflikti ka rrahur duke i shkaktuar dëmtime, të cilat u klasifikuan në kategorinë e plagosjes së lehtë, shtetasin H.N. Ndërsa djalin e tij, shtetasi B.N., ka marrë kërcënime nga i arrestuari.

Po sot, policia e Durrësit filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Bledi Cerri, 29 vjeç banues ne lagjen Nr. 16 Durrës, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin B.N. Madje në grindje e sipër i ka thyer edhe xhamin e mjetit tip Benz me targa DR 3313 D me te cilin udhetonte shtetas me inicialet B.N.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›