Slloga dhe Bashkimi u ndanë me barazim

Kumanonovë - Skuadra e Bashkimit të shtunën ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore, kësaj radhe me skuadrën e Sllogës nga Shkupi. Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Qëllimi i këtij takimi është testimi i formës së lojtarëve para fillimit të stinorit pranveror. Pas pesë ndeshjeve miqësore të zhvilluara gjatë fazës përgatitore, ishin lojtarët e Sllogës ata që arritën të thyejnë mbrojtjen e fortë të Bashkimit. Pas golit të pranuar kumanovarët, filluan të kanosin mbrojtjen e Sllogës. Në minutën e 58-të sulmuesi i Bashkimit, kosovari Krenar Kasumi ndalet në mënyrë të palejueshme në zonën e rreptësisë, ndërsa nga pika e bardhë realizues i sigurt ishte Trenoski.
"Në ndeshjen miqësore me Sllogën i aktivizuam të gjithë lojtarët, me qëllim të shohim edhe një herë formën e tyre para nisjes së sezonit pranveror ", thotë Erkan Jusufi, ndihmës trajneri i Bashkimit.
"Nga 5 ndeshjet miqësore, të cilët i zhvilluam në këtë periudhë përgatitore, kemi arritur të konstatojmë se lojtarët tanë kanë arritur formën e dëshiruar. Pothuajse në tërësi e kemi realizuar planin e hartuar para fillimit të përgatitjeve", vijoi më tutje Jusufi.
Ai më tej shton se tanimë janë duke u përgatitur për ndeshjen me Pobedën, e cila do të zhvillohet më 4 mars në Kumanovë.
Rijad MURATI