FSHF-ja, më keq se kulla e Babilonisë

Nga Franc Hoxha
Albania-sport - Federata Shqiptare e Futbollit dëshmoi dhe njëherë se është e pazonja të organizojë një aktivitet model dhe të rregullt nga cdo pikëpamje. E njohur për "dallavaret" e shumta dhe e qindraherë akuzuar nga presidentë klubesh, trajnerë skuadrash, tashmë i duhet edhe një tjetër për të vërtetuar se Sektori i Garave është vetëm një zyrë me katër mure (kartonxhesi) dhe një shef garash jo të përshtatshëm për postin e lartë që mban, më saktë një individ që merr rrogën (me paratë e FIFA-s, UEFA-të drejtës televizive të "Sportfive" apo nga të ardhurat e gjobave). Ngjarja është e thjeshtë. Të mërkurën, më 28 shkurt, do të luhen ndeshjet e kthimit të cerekfinaleve të edicioni të 55-të Kupës së Shqipërisë. Por, jo gjithcka është e qartë në organizimin e takimeve. Përvec shtyerjes së detyruar të takimit Partizani-Vllaznia (ndeshja e parë 1-1), e programuar për më 7 mars 2007, një tjetër cift, madje më intriguesi i Grupit 2, Tirana-Teuta (1-2) është futur në kalendat greke, tashmë kemi një datë 8 mars 2007. Shkaku është i thjeshtë dhe ka të bëjë me kërkesat e KF Teuta, së pari me mos zhvillimin e ndeshjes në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" dhe në orën 17:00 (në kampionat durrsakët humbën 5-0) dhe së dyti zhvillimin e ndeshjes ditën e enjte në "Selman Stërmasi", një ditë pas përfundimit të takimit të grupit 1, Dinamo-Besa (2-1). Burime të besueshme thanë për Albania-sport.com, se kërkesat e klubit të presidentit Hasanbelliu nuk janë pranuar nga drejtuesit e SK Tirana, madje bardheblutë kanë paraqitur si version të tyren zhvillimin e takimit, më 7 mars 2007, në të njëjtën ditë dhe orë me takimin Partizani-Vllaznia, i cili do të luhet në stadiumin e parë të kryeqytetit "Qemal Stafa", ndërkohë që FSHF-ja zyrtarizoi datën 8 mars, 24 orë pas daljes së fituesit të ciftit Partizani-Vllaznia. Grupi 2, ndryshe nga ai 1 (Dinamo, Besa, Shkumbini, Turbina), vendos përballë njeri-tjetrit katër ekipet që kryesojnë kampionatin. Tirana kryesuese (13 herë fituesë e Kupës) do të jetë përballë Teutës së vendit të dytë (3 herë fituese e Kupës), dhe në ciftin tjetër do të përballen Partizani i vendit të katërt (15 herë fitues) me Vllazninë e vendit të tretë (5 herë fituese). ----------------------- NJOFTIMI I FSHF-se derguar nga zedhenesi Lysjen Nurishmi Njoftim per median Ne date 28.02.2007 zhvillohet ndeshjet cerekfinale te Kupes se Shqiperise. Turbina-Shkumbini Dinamo-Besa Dy ndeshjet e tjera do te zhvillohen Partizani-Vllaznia date 07.03.2007 Tirana-Teuta date 08.03.2007 Keto data u caktuan pas kerkeses dhe mirekuptimit te vete klubeve perkatese. Shenim: Ekipet e Tiranes dhe Partizanit duhet te paraqesin ne FSHF kontratat e stadiumeve dhe orarin se ku dhe kur do te zhvillohen keto takime.