Eurotower furnizon me likuiditet 800 banka
Banka Qëndrore Europiane ka furnizuar sërish me likuiditet institutet kredituese europiane për të ruajtur ekuilibrat financiar brenda BE. Rreth 800 banka europiane janë radhitur në listën e ankandit të zhvilluar nga Instituti i Frankfurtit për një shumë likuiditeti prej 530 miliardë euro. Ky maksi injektim me një afat skadimi tre vjeçar dhe një interes fiks prej 1% konsiderohet si i vetmi operacion për shmangien e krizës sitemike të sektorit fianciar. Në ankandin e fundit të BQE në muajin dhjetor të vitit të kaluar 523 banka u furnizuan me rreth 489 miliardë euro. Shuma e vënë në dispozicion është më e lartë se sa parashikimi i bërë prej 470 miliardë. Në total bankat europiane i kanë këruar deri tani Eurotoeër një shifër shumë të lartë në dy muaj të pa hasur ndonjëherë më parë. Më shumë se 1 mijë miliardë euro. Nën drejtimin e Mario Draghit, BQE është shfaqur si një aleate proaktive e sistemit financiar. Në këtë mënyrë Frankfurti shkon në linjë me vendimet e bankave të tjera qëndrore. Bilanci i saj që i afrohet të 3 mijë miliardëve euro, i ngjan gjithnjë e më shumë bilancit të fryrë të Rezervës Federale Amerikane. Pas këtij operacioni të BQE, i konsideruar si i duhuri në këto momente, janë shfaqur menjëherë efektet e para në tregun e bonove qeveritare. Sipas analistëve në bursa doza e parë e likuiditetit e ofruar bankave europiane ka fshirë vitrualisht rrezikun se këto institute mund të gjenden pa burime likuide. Ndër të tjera furnizimi nga ana e BQE, është një mundësi e mirë që institutet të zgjerojnë dhënien e kredive për bizneset dhe familjet, duke dhënë kështu kontribut edhe në ekonominë reale.