Taksa e qarkullimit sjell rekord te ri te naftes

Çmimi i naftës thyhen rekordet, duke shënuar një çmim të ri në tregun vendas, prej 195 lekë për litër. Në disa pika të tregtimit të karburantit, çmimet kanë pësuar rritje krahasuar me pak ditë më parë. Me këto hapa, pas pak ditësh çmimi i naftës mund të shkojë edhe 200 lekë. Rritja po ndodh për dy arsye që janë: taksa e qarkullimit, vendosur nga qeveria dhe për shkak të rritjes së këtij produkti në bursën ndërkombëtare. Kompanitë kanë përfunduar rezervat që kishin me një çmim më të leverdishëm dhe tashmë ka filluar karburanti i ri, që është importuar me taksë 7 lekë për litër. Edhe në bursa çmimi i naftës ka shfaqur një tendencë rritjeje, për shkak të vlerësimeve që kompanitë e riskut financiar bëjnë për shtete të rëndësishme apo edhe me trazirat e deklaratave politike mes vendeve të ndryshme. Në bursën e Londrës ku edhe referohen importuesit shqiptarë për blerjen e tyre, një fuçi naftë u shit se fundmi për 124 dollarë, një nivel super i lartë çmimi i arit të zi.