E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurovision 2009 Norvegjezi Aleksandër Ribak me këngën Fairytale shpallet fitues

Në skenën e Moskës mes një atmosfere elektrizuese përfundoi evenimenti më i madh i këngës europiane
Kënga norvegjeze Fairytale e kënduar nga Aleksandër Ribak, që është dhe kompozitori i këngës u vlerësua si më e mira e Festivalit Europian të Këngës Eurovision 2009. Mes një atmosfere elektrizuese në skenën e Moskës përfundoi dhe evenimenti më i madh i këngës evropiane, duke përcjellë spektakël për publikun. Në këtë garë këngësh evropiane erdhën grupet dhe emrat më të njohur të muzikës,të  cilët për disa net sollën emocion dhe spektakël në skenën e Moskës. Megjithëse kënga shqiptare bëri një përfaqësim të denjë në këtë festival, ajo nuk arriti që të ishte fituese. Biletat për natën finale të këtij evenimenti ishin shitur që në fund të muajit mars. Ndërkohë salla e pallatit Arena në zemër të Moskës ka një kapacitet prej 80 mijë vetash. Mijëra europianë të tjerë e ndoqën festivalin nga televizioni  Përfaqësuesja shqiptare Kejsi Tola këndoji e 19-ta nga 25 këngë finaliste. Shqipëria përfaqësohet për herë të gjashtë në Eurovision, ndërkohë që ky është edicioni i 54 i këtij evenimenti mbarëeuropian. Në gjysmëfinalen e dytët festivalit u prezantuan 19 shtete. Nga këto vende, për në natën finale kanë kaluar Azerbajxhani, Kroacia, Ukraina, Lituania, Shqipëria, Danimarka, Moldavia, Estonia, Norvegjia dhe Greqia. Në gjysmëfinalen e parë u eliminuan mes të tjerash Maqedonia dhe Mali i Zi, ndërsa Turqia udhëhoqi me më shumë vota. Turqia i ka prirë listës së dhjetë vendeve të para finaliste në garën "Eurovision 2009", pasi kanë përfunduar nata e parë gjysmëfinale. Kënga turke "Dum Tek Tek", nga këngëtarja e muzikës pop, Hadise, është përcjellë me ritëm të muzikës orientale dhe vallëzim me bel dhe konsiderohej si njëra ndër këngët favorite për të fituar këtë garë që këtë vit u mbajt në Rusi. Këngëtarja e cila e përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, Kejsi Tola, ka siguruar një vend në finalen e mbrëmjes së shtunë ku ajo konkurroi me përfaqësuesit e 24 shteteve tjera finaliste për të fituar Festivalin Evropian të Këngës, i cili u mbajt në kryeqytetin rus, Moskë. Kejsi bëri një paraqitje të bukur në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, duke marrë vizën që të paraqitet sërish në finale. Kënga dhe performanca skenike, duket se ka bindur votuesit të çojnë në finale këngën shqiptare. E veshur me një fustan rozë të shkurtër prej tyli me lule, e shoqëruar nga dy vokaliste me fustan të bardhë, Kejsi Tola u shfaq në skenën Moskës. Dy balerinët binjakë ishin krejt në të zeza, ndërsa balerini i tretë kishte veshur një kostum të gjelbër xixëllues, që ngjante me një "spiderman", që i mbulonte të gjithë trupin, madje edhe fytyrën. Një lloj "princi i kaltër" që kishte pushtuar ëndrrat e vajzës. Kënga u shoqërua edhe me një koreografi të realizuar nga koreografi Julian Bulku, e cila deri në natën e performancës u komentua si spektakolare. Në gjysmëfinalen e dytë u kualifikuan dhjetë shtete: Azerbajxhani, Kroacia, Ukraina, Lituania, Shqipëria, Moldavia, Danimarka, Estonia, Norvegjia dhe Greqia. Në natën e parë gjysmëfinale u kualifikuan: Turqia, Suedia, Izraeli, Portugalia, Malta, Finlanda, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Armenia dhe Islanda, ndërkohë që Rusia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja, janë kualifikuar automatikisht, dhe është ky numri i plotë prej 25 shteteve të kualifikuara për finalen e madhe të së shtunës. Kënga Më merr në ëndërr, ("Carry Me In Your Dreams") është me tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Edmond Zhulalit. Për performancën e Kejsit në skenë është kujdesur koreografi Julian Bulku. Përfaqësuesja shqiptare përjetoi emocione të veçanta nga skena e Eurovisionit në Moskë, pasi në këtë garë këngësh evropiane këngëtarja 16 vjeçare arriti të futej në natën finale. Kejsi Tola, u shpall fituese e Festivalit të 47-të të Këngës në Radio Televizion, në dhjetor të vitit të kaluar kur ajo fitoi maksimumin e pikëve në ngjarjen më të madhe të këngës, me këngën,  "Më merr në ëndërr", një këngë e kompozuar nga Edmond Zhulali dhe me tekst të poetit të njohur Agim Doçi.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›