E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi bën thirrje për aplikimin e letërnjoftimeve elektronike

Presidenti Topi ka përsëritur apelin për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, duke e vlerësuar këtë proces mjaft të rëndësishëm jo vetëm për ti dhënë mundësi të gjithë qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës, por edhe për tu identifikuar e përfituar shërbime të tjera. Gjatë takimit të zhvilluar me presidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Zhoao Soares, presidenti Topi duke u ndalur në situatën parazgjedhore e në debatin politik që po e shoqëron, presidenti Topi përsëriti apelin që ka bërë në mënyrë sistematike e personale për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Inkurajimi i qytetarëve për të aplikuar për marrjen e kartave të identitetit, është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për ti dhënë mundësi të gjithë qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës, por edhe për tu identifikuar e përfituar shërbime të tjera, ka theksuar Topi. Ndër të tjera kreu i shtetit ka nënvizuar momentin shumë të rëndësishëm para të cilit ndodhen shqiptarët, atë të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, ku vlerësoi kontributin e OSBE-së, i cili edhe në të kaluarën ka qenë mjaft i rëndësishëm për forcimin e institucioneve në Shqipëri. Me këtë të fundit Topi nënkuptoi se ska qenë kurrë kundër ambasadores britanike Glover që monitoroi zgjedhjet e OSBE në vitin 1996, ashtu siç kontestoi Berisha. Zgjedhjet e 28 qershorit do jenë një hap i ri i mëtejshëm i Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane. Shqipëria ka bërë mjaft përparime në këto vite edhe në mënyrën e sjelljes politike e veçanërisht në arritjen e konsensusit politik si një element i demokracisë, veçoi presidenti Topi. Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka përmendur përparimet që ka bërë Shqipëria në këto vite edhe në mënyrën e sjelljes politike e veçanërisht në arritjen e konsensusit politik si një element i demokracisë. Nga ana e tij, presidenti i Asamblesë së OSBE-së, i bëri të ditur kreut të shtetit shqiptar se është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në vend, pasi informacionet i merr nga përfaqësia e OSBE-së, në Tiranë. Organizata jonë i ndjek me shumë vëmendje të gjitha proceset në Shqipëri, nëpërmjet ambasadorit Bosh. E admiroj shumë rolin që po luani si President i Republikës dhe si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe shpreh vlerësimin në mënyrë të veçantë për rolin tuaj për pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Shqipëri, u shpreh presidenti i asamblesë së OSBE-së. Gjatë këtij takimi, Soares e siguroi presidentin Topi për gatishmërinë e vazhdueshme të OSBE-së për të asistuar Shqipërinë në proceset e saj demokratike duke vlerësuar edhe rolin mjaft të rëndësishëm të vendit tonë në rajon e veçanërisht për çështjen e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›