Të miturit e rrugës, ata që nuk i mbrojtëm nga perversiteti
Po shkruaj diçka që kisha parë, e mu kujtua para pak kohësh, kur u bë publik skandali i pedofilisë në qendrën "Fëmijët e Tij"në Tiranë, ku të paktën 5 fëmijë janë abuzuar nga disa pedofilë. Të paktën katër britanikë, që hiqeshin si bamirës, akuzohen për atë që u quajt "turizëm pedofilësh”. Kujtesa më eridh sëbashku me revoltën se ne si shoqëri kishim qenë të paaftë për t'i mbrojtur këta fëmijë.
Ç'ka pashë
Ajo rri e mbështetur në murin e një parku lojërash, në kryqëzimin e "Rrugës së Elbasanit"me Unazën, por tani kur ka kaluar mesnata nuk mund të jetë aty për të luajtur. Ka veshur vetëm një palë pantallona, të cilat i rrinë të mëdha dhe janë të grisura. Nga trupi dhe fytyra, nuk mund t'i japësh më shumë se 11 vjç, edhe pse kjo e gjitha është hamendje, pasi ajo nuk pranon të flasë. Gojën e mban kyçur me duart e holla, që i kryqëzon në kraharor si për t'u mbrojtur nga i ftohti natës, për të cilin ka strehë vetëm duart e saj dhe një copë karton. Edhe në dritat e dobëta të neonit të rrugës dallon lehtë zbehtësinë, madje mund të shohësh pa vështirësi kockat dhe atë fytyrë gjithmonë të mërzitur. Pas pak pranë saj afrohet një fëmijë tjetër, po aq i rraskapitur. Ndoshta është i vëllai, pasi ka të njëjtën pamje stërmundimi, e në mos qoftë vëlla në gjak është i tillë në vuajtje me sy që duken sikur qajnë e që nuk nxjerrin asnjë lot. Duhet t'i keni parë patjetër. Në dimër ata flinin në njërin krahë të Unazës, m'u në hyrjen e ish-Bllokut. Mbështilleshin rreth njëri-tjetrin me dy copa kartoni, e mjaft njerëz që kalonin aty duhet të ndërronin rrugë, për t'i shmangur.
Nuk dimë nëse kishin ndonjë fatkeqësi, apo si shumë të tjerë shfrytëzoheshin për të kërkuar lëmoshë. Nuk e dimë as historinë e tyre, as nëse i kishin braktisur apo thjesht nuk kishin njeri. Dimë vetëm që ishin aty. Kushdo me "mendje të ligë"që do ta kishte "dëshirë"të abuzonte me ta, t'i shante, t'i qëllonte, do ta kishte fare të lehtë, me ata dy "fëmijë skelete"që ngryseshin e gdhinin anës rrugës.
Na erdhi keq kur i pamë, se na u kujtua Somalia në ditët e zisë dhe fëmijët që vdisnin në shkretëtirë, pasi më parë ishin gjymtuar prej urisë dhe është keq kur pamje të ngjashme i sheh në qendër të Tiranës. Por pas disa ditësh keqardhja u harrua dhe ajo që të mblidhet si lëmsh në grykë, kur sheh pamje të tilla trishtimi, kaloi. Tashmë as ne as të tjerë nuk do të kujtohemi më për ta dhe për pamjen e tyre prekëse. Ndoshta edhe në këtë rast dikush i ardhur nga përtej oqeanit do të mund të abuzojë dhe ne do të brofim në këmbë të lemerisur, por a do të kemi të drejtë ta bëjmë këtë derisa kalojmë çdo ditë para këtyre pamjeve duke heshtur?!
Skandali
Xhon David Brown i vetmi i arrestuar në Tiranë, për autorësinë në skandalin e u la në burg nga gjykata e faktit, deri në përfundim të hetimit. Një tjetër i akuzuar Johan Brenon, është i arrestuar në Skoci për të njëtën akuzë, ndërsa Dino Christondolu dhe Robin Arnold, të akuzuar edhe nga Brown për abuzim janë shpallur në kërkim. Vetë i ashtëquajturi "baba"dhe drejtuesi i qendrës ka deklaruar se kishte mësuar nga fëmijët që dy të kërkuarit e sipërpërmendur kishin abuzuar me fëmijët, gjatë një vizite në Shqipëri. Këtë ai e kishte vërtetuar edhe duke i vizituar fëmijët në një klinikë private, por as ai as klinika nuk e kanë denoncuar rastin. Vetë Brown pretendon se e ka denoncuar atë te PAMECA, një institucion për asistencë të policisë shqiptare, i cili në të vërtetë nuk ka fare lidhje me marrje denoncimesh. Gjithë historia e përmbledhur në dy fjalë "turizëm pedofilësh"është kthyer në skandalin e ditës në kryeqytet, ndërsa na ka kujtuar se ata që fshijnë xhamat e rrugës, e që shtrijnë dorën për mëshirë duhen mbrojtur. Skandali pritet të thellohet edhe më tej, e ndoshta do duhej parë për të nxjerrë para drejtësisë zyrtarë të pandërgjegjshëm e të paaftë që kanë lënë që kjo të ndodhte. Në fakt deri para pak kohësh kishe një dyshim se me fëmijët, mund të mos ishte abuzuar. Por vç dëshmisë së tyre, ekspertizës, tashmë edhe i vetëquajturi "baba"ka pranuar se me ta ëshët abuzuar, por jo nga ai. Avokatja e tij pretendon se ai është bamirës, por një prej fëmijëve ka dëshmuar të kundërtën.
Eksporti pervers
Por a jemi vetëm ne fajtor?! Po Evropa që i ka kërkuar dhe ka kërcënuar shpesh Shqipërinë, për ndalim trafiqesh a nuk duhet të mbajë përgjegjësi për këtë makabritet të rradhës. Në të vërtetë shtete ët BE, si Greqia vazhdojnë të mos jenë bashkëpunues me vendin tonë përsa i përket zhdukjes së 500 fëmijëve, të cilët dyshohet të kenë përfunduar në rrugë, të shfrytëzuar për pedofili e trafik organesh. Rastet makabre që tronditën Italinë, për shit-blerje fëmijësh, ende nuk janë zbardhur e ndër 65 minorenë shqiptarë të zhdukur vetëm për disa syresh dihet destinacioni. Ndërkohë të tjera vende duket se i kanë lënë në dërë Shqipërisë "llumin"e tyre, i cili është shkaktarë i traumave të kësaj natyre. E atëherë kur ministrat anglezë ankohen për shqiptarët që tregtojnë drogë, a nuk duhet që edhe ministrat tanë të ankohen për anglezët, që përdhunojnë minorenë.