E Hënë, 2 Nëntor 2026

Identiteti i përdorur

Gjithsesi dr. Plasari në analizen e vet të stërholluar nuk i ka shpëtuar shtjellimit të çështjes së identitetit parë kjo nga pozicioni i një sudiuesi që në përgjithesi ka qenë objektiv por në këtë rast nuk i ka shpëtuar arsyetimit papal. Objektiviteti i Plasarit në këtë rast rrëshqet në momentin e paprekshmërisë së tij ndaj Kadarese dhe insinuates që ai bën ndaj filozofisë papnore të identitetit me atë të "papës" së ri të shqiptareve Benediktit Kadare. Koncepti i atdheut qiellor dhe atij tokësor të cituar nga Plasari në veprën e Gjon Palit të Gjashtë, dhe përparësisë që duhet të ketë i pari ndaj të dytit, bie ndesh me praktikën kristiane në pergjithësi ku harrohet atdheu qiellor në favor të atij tokësor, duke u shfaqur kështu në formën e një ekspansioni, presues nën maskën e identiteteve për t`i paraprirë konvertimeve që në vetvehte nuk janë gjë tjeter vçse zgjerim të "atdheut" tokësor, paçka se parimet e atij qiellor përfundojnë në ndonjë format A4. Zgjidhja qė ofron polaku i madh ėshtė patriotizmi. Goditės, nė dukje tė parė, pėrfundimi i tij: "Karakteristika e nacionalizmit është se nuk njeh dhe nuk kërkon vçse të mirën e kombit tė vet, pa mbajtur parasysh të drejtat e të tjerëve. Përkundrazi, patriotizmi, në masën e dashurisë për atdheun e vet, u njeh gjithë kombeve të tjera të drejta të barabarta me ato tė rivendikuara pėr atdheun e vet dhe përbën, tek e fundit, rrugën drejt një dashurie sociale tė mirërenduar”.
Mirë, tani kur nacionalizmi qenka kaq i vlefshem për polaket, përse për shqiptarët nacionalizmi duhet të jetë vetëm nëse ai kthehet në identitetin kristian, ndërsa ai aktual islam përjashtohet nga ky postulat duke lënë të kuptohet që valenca e tij eshte pothuaj zero. Eshtë e natyrshme që këndveshtrimi papal që na sjell Plasari, synon të përcaktojë umetin e krishterë si bazë identiteti të Evropës së Bashkuar, dhe këtu nuk ka ndonjë të keqe parë gjithmonë në këtë pikëpamje, por kur ne i kthehemi realitetit të sotëm europian duke u zgjuar nga ëndrrat episkopale shohim së identitet në përgjithësi nuk përbejnë pengesë aq më tepër kur ne e lidhim me atë fetar. Ngjyrimi fetar që i bëhet integrimit duke futur fishekun e identitetit është vetëm tentativa e një grupi të caktuar në BE që kërkon të përfitojë nga momenti për të bërë "predikim" në kurriz të varfërisë së ndonje shteti pretendent. Në këtë pike atëherë ne themi, nëse nuk do të ekzistonte Bashkimi Evropian si një bashkim mbi të gjitha ekonomik, a do të shtrohej për ne shqiptarët çeshtja e identitetit dhe kthimi në fenë, jo të pareve, por të parëve të fundit nga këto aktualet ? Nëse Shqipëria do të ishte anëtare e Bashkimit Evropian a do të kishte kuptim çështja e identitetit të shqiptarëve ? I bëjme këto pyetje për të kuptuar nëse së pari shqiptarët duhet të hyjnë në Evropë sa janë të krishterë nga rrënjet apo se rrethanat ekonomike janë më të favorshme ? Parullat dhe deshirat e shqiptareve per integrim evropian lidhen me daljen nga "burgu" për ne shengen dhe situatë ekonomike më të mire apo me të vërtetë shqiptarët janë shumë të merakosur se identiteti i tyre aktual nuk ka qasjen e domosdoshme dhe duhet ndryshuar për një performancë më të virtytshme? Nuk jam dakort me dr. Plasarin kur duke cituar lë të kuptojë se: "Pra, - kam theksuar, - as bota greke vetėm, dhe as ajo latine vetėm, pa Krishterimin, nuk kanė mundur tė konstituojnė Europėn”. Ne e dime fort mire se pikerisht Evropa si nocion me vlera filloi te marre formen e vet pikerisht me divorcin qe i bene popujt evropiane dominimit te Kishes. Idealet e Revolucionit Borgjez Francez u ngriten si kundershti ndaj vlerave dekadente te kishes mesjetare duke sjelle parimet e lirise, barazise dhe vellazerise si shtylla te uninoit te ardhshem evropian. Ja përse identifikimi fetar i këtij organizmi do të rikthente mentalitetin e dëmshem dhe jo vetëm që nuk do të kontribuonte në përmirësimin e shoqërisë evropiane, por nën maskën e gërvishjes së identiteteve do të shkaterronte edhe ato vlera të ndërtuara rishtazi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›