Trashëgimia Judeo-Kristiane
Sot pretendohet se trashëgimia e filozofisë Perëndimore dhe kulmi i saj i formulimit që është Iluminizmi është ushqyer nga burimet Greko-Romake dhe Judeo-Kristiane. Kjo është pjesërisht e saktë, por është ndërkohë e mangët dhe nuk qëndrohet aq sa duhet fjala vjen mbi rolin që ka luajtur në formimin e krizës së sotme ndikimi i trashëgimisë së ushqyer prej Judaizmit dhe civilizimit Romak. Në shkrimin e mëparshëm treguam se burimi i filozofisë dhe mendimit Grek është Lindja. Krahas dijeve, edhe mjetet dhe teknikat e provave shkencore ishin marrë prej Lindjes. Psh. Talesi - pranohet si "filozofi i parë”, diçka që është e gabuar; sepse Talesi nuk ishte filozof, por gjykatës dhe sigurisht që para tij kishte mijëra gjykatës dhe mendimtarë – 2591 vjet më parë më parë (585 p.e.s), ishte përcaktuar para se të ndodhte eklipsi i Diellit duke përdorur llogaritjet teknike të Babilonasve. Talesi i cili pati studiuar në Egjipt e përdorte me mjeshtëri gjeometrinë e Egjiptianëve. Mund të flasim për dy ndikime të mëdha të Hebraizmit, atë mbi filozofinë Greke dhe mbi iluminizmin. Ndikimet e para të besimit dhe mendimit Hebraik mbi Grekët e lashtë ishin materializimi i konceptit në lidhje me ekzistencën dhe shkaku i përplasjes së thellë mes njerëzve dhe perëndive. Nuk mund të mohohet ndikimi indirekt i saj mbi paganizimin e kulturës tipike Greke. Shkaku i cili i shtyu gjykatësit para dhe pas Talesit të shkonin në Lindje dhe të studionin atje – 20/30 vjet- ishte kapërcimi i nocionit të një bote të shkëputur dhe të materializuar nga vlerat shpirtërore dhe morale; unifikimi i identitetit dhe i kulturës njerëzore e cila ishte e copëtuar dhe kishte humbur orientimin si dhe dalja nga bota e përplasjes dhe shtypjes prej atmosferës politeiste dhe rikthimi i nderit që i takonte njerëzve. Perënditë greke nuk i donin njerëzit, ata i kishin zili ata dhe në çdo moment mundoheshin t'i thurnin kurthe e komplote atyre. Ky ishte versioni greqisht i përfytyrimit në Dhiatën e Vjetër për krijimin e botës në gjashtë ditë dhe pushimi i Zotit në ditën e shtatë, i cili më pas detyrohet të grindet e të bëjë mundje me izraelitët duke e ndjekur gjithmonë nga pas njeriun si një gjuetar. Tre nga arsyet që e çuan Sokratin drejt ekzekutimit ishin kritikat e tij ndaj: besimit në shumë perëndi (politeizmit), ndaj konceptit të një bote materialiste të shkëputur nga besimi i përjetshmërisë dhe kritikat ndaj jetës qytetare e cila i kishte humbur vlerat morale dhe kuptimin e jetës; tre kritika dhe vlera të cilat janë gjithashtu baza e mesazhit të profetëve. Megjithëse mund të diskutohet sesa besnik ishte Platoni në përcjelljen e mesazhit dhe mësimeve të Moisiut, konsiderimi i tij si "Moisiu që flet greqisht"nuk është e kotë. Madje sipas disave, Filozofia Perëndimore nuk shkon më larg se një referim i filozofisë së Platonit. Gjithashtu edhe në kohët moderne mund të flasim për një dominim të mendimit Hebraik mbi filozofinë Evropiane. Shkaku i kësaj është se filozofia Hebraike arriti ta shprehte veten në fushat e shkencës vetëm pasi u zyrtarizua dhe u bë e detyrueshme laiciteti. Hebraizmi si besim dhe filozofi ka treguar zhvillim ose kur ka qeverisur vetë ose kur ka qenë nën mbrojtjen e shtetit Islam. Formimi i filozofisë Hebraike është krijuar nga filozofë dhe mendimtarë të shquar Hebrenj si Ibn Mejmun, Ibn Jusuf el Fejjumi, Jehuda hal-Levi, Ibn Kabriol, David bin Mervan el Makammaç, Jafes bin Ali Ebu Jakup el Bekir etj.. të cilët patën jetuar në tokë Islame dhe patën mundësinë e shprehjes lirisht të mendimeve të tyre. Duke qenë se Kristianizmi në parim nuk është i hapur ndaj besimeve dhe mendimit ndryshe, Kisha në vitin 1234, dogji në Maimoni të gjitha librat e filozofit të madh Hebre Ibn Mejmunit. Dhe vetëm në shek.17 do të ishte Spinoza më pas ai i cili do ta ringjallte Ibn Mejmunin. Nëse nuk do të ishte laicizmi zyrtar dhe i detyruar nga Spinoza e deri tek Marksi e Frojdi, asnjë filozof, mendimtar apo shkencëtar Hebre nuk do të ekzistonte në akademinë dhe mendimin Evropian. Laiciteti -përvç dobisë mbi mendimtarët Hebrenj dhe Evropës- e të tjera si këto, duke u shndërruar në sekularizëm dhe duke e ndarë ekzistencën si dy të vërteta antagoniste apo në fusha paralele, duke e zbrazur botën fizike nga ajo e shenjta dhe duke "nxjerrë jashtë"fenë, luajti rol dominues në rënien e modernitetit në një krizë të thellë, njëlloj ashtu si te Grekët e lashtë.
Përgatiti: Klodian SHEHI
Përgatiti: Klodian SHEHI