E Diel, 1 Nëntor 2026

Si ndikon “babai"në punën tuaj!

"Suksesi dhe dështimet e të punësuarve në punërat që bëjnë mund të dallohen nga ç`lloj prindi (babai) kanë pasur"këtë argument hedh një psikolog në librin e ri te tij me titull " Faktori Baba”. Stefan Poulter radhit 5 modele baballarësh, - të suksesshëm, shpërthyes, pasivë, të hutuar dhe dhe të dhembshur, të cilët kanë influenca të mëdha në karierën e djalit dhe vajzës së tyre. Për shembull, fëmijët e një babai "shpërthyes”, i cili shpërthen në zemërim në familjen e tij, mësojnë të lexojnë gjendjen shpirtërore të njerëzve. Ai shkruan se fëmijët me këto aftësi intuite i bën ata të mirë në punët si manaxherë ose ndërmjetës. Por të njëjtët fëmijë mund të kenë probleme me ndjenjat dhe zhvillimin e besimit, thotë Poulter një psikolog i cili punon gjithashtu me adoleshentët në shkollat e Los Anxhelosit. " Kam parë shumë njerës që godasin kokat në atë të quajturën mur në karierën e tyre, dhe që unë e quaj faktori baba"tha Poulter në një intervistë. " Çfarë roli kishte babai në jetën tuaj? Është kjo një ndryshore e pa ditur e cile ka ndikim të madh."Modelet prindërore mund të ndikojnë edhe fëmijët e tyre përparojnë në punët e tyre, kur kanë shpirt sipërmarrës, kur shqetësohen shumë për karierën e tyre, kur bëhen lidera shkruan Poulter në librin e tij. Edhe baballarët e hutuar ndikojnë në punën e fëmijve të tyre, shkruan ai, duke futur ndjenjën e refuzimit dhe braktisjes. Këta fëmijë mund të bëhen të suksesshëm, duke u bërë personi që babai nuk ishte kurrë, ose të zhvillojnë më shumë zemërim ndaj drejtuesve dhe autoriteteve ku ata punojnë sesa kur janë të vetë – punësuar, shkruan ai. "Shumë njerëz thonë, "se njoha kurrë babain tim"–thotë ai, por shton ai: "Ju dini mitin, ju dini urrejtjen e mamasë tuaj, ju dini zemërimin tuaj, ju e dinit që babai ishte një dështak. Më beso, ti e njihje babanë tënd."" Influenca e babait në vendet e punës është me të vërtetë një nga sekretet më të ruajtura"thotë ai. Duke parë influencën e babait përshtatet me kërkimet e tjera në vendet e punës, thotë William Pollack, një professor psikologjie dhe drejtor i Qendrës për Burra dhe të Rinj në spitalin e McLean, pjesë e shkollës së Mjekësisë së Harvardit. " Është një kërkim shumë i mirë që tregon jo vetëm eksperiencën e jetës familjare dhe eksperiencën me prindërit në ndikimin e personalitetit, por ndikon edhe në personalitetitn e përbashkët, si liderë dhe ndjekës"thotë Pollack, autor i "Djemtë e Vërtetë”. "Gjithashtu është një kërkim i mirë pasi tregon për burrat dhe gratë, mënyrën se si ato e identifikohen me babanë e tyre dhe rolin e tij në ndikimin e vendet e punës së tyre si manaxherë apo drejtues"vazhdon ai. Poulteri e përshkruan babain e tij si një person i hutuar, dhe pas publikimit të librit, thotë "babai s`do të më flasë”.

Përktheu Gentian Çekrezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›