Ramë në Korçë “Po të hapeshin kutitë, nuk do të kishte përmbytje”
Autori i Lajmit: S.T
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama fajëson qeverinë për përmbytjet në Sheqeras të Korçës. Madje ai shton se nëse do të ishin hapur kutitë nuk do të kishte përmbytje as në Korçë dhe as në Shkodër. Kryetari i PS-së, gjatë bashkëbisedimit me banorët është shprehur se nëse votat e 28 qershorit do të ishin numëruar siç duhet, atëherë banorët e zonave të përmbytura në Shkodër dhe në Sheqeras të Korçës do të ishin dëmshpërblyer nga shteti. Në Sheqeras, Rama është shoqëruar nga deputetët e qarkut të Korçës dhe pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të fshatit, është shprehur se ky nuk është vetëm problem i fshatit Sheqeras, por edhe shumë fshatrave të tjerë.
Deklarata
Lideri i opozitës ka dëgjuar dëshmitë e banorëve të Sheqerasit të Korçës, të cilët janë ankuar se Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ti ardhur sadopak në ndihmë në këto momente të vështira. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre duke deklaruar pre tashmë prej 4 muajsh toka e tyre është mbuluar nga uji. Gjatë gjithë kësaj kohe sipas tyre, Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përmirësuar situatën. “Unë kam 160 dynym tokë të mbytur. Unë jam i djathtë por kam votuar kundër atij burri. Na u premtua se do të merreshin masa, por asgjë. Popull jemi edhe ne”, - pohon një prej banorëve. Ndërsa Rama gjatë bisedës me ta akuzoi qeverinë për premtime të kota. “Mos kujtoni se atyre në Shkodër ju kanë dhënë ndonjë gjë. Llafe ju kanë dhënë dhe premtime pas premtimesh, por asgjë nuk u kanë dhënë as atyre. Kështu që mos mendoni që ata kanë marrë dhe ju spo merrni. Askush nuk ka marrë veç premtimeve, gënjeshtrave dhe të gënjejmë sa më shumë nesër që të kalojmë gënjeshtrën që bëjmë sot”, - ka pohuar kreu i PS-së. Sipas tij kjo situatë është akumuluar dhe është një situatë dramatike më shumë se çdo herë tjetër, për shkak se është mbytur shteti dhe jo toka. “Nuk ka shtet që të garantoj minimumin e sigurisë në të katërt anët, jo më të garantoj sigurinë e prodhimit. Janë zënë të gjitha llojet e kanaleve, janë bllokuar të gjitha rrugët e kullimit të ujërave dhe ja ku jeni ju këtu, ku 8 mijë ha të përmbytura. Liqen majtas, liqen djathtas, rrugicë në mes, se çfarë do bëhet nuk dihet”, - ka shtuar ai. Rama ka pohuar më tej se shtet quhen ato struktura që me taksat që marrin të shërbejnë dhe të garantojnë për të gjitha arsyet që ti paguan taksat. Ai shton se nëse do të ishin hapur kutitë nuk do ishte kjo situatë. “Kur nga njëra anë të merr, nga ana tjetër prapë të merr, kjo nuk është më çështje shteti. Ka vetëm një rrugë miqtë e mi, hap kutitë ose largohu. Njerëzve ju duket se kur flasim ne për kutitë, flasim vetëm për një kuti. Po të kishin dalë votat siç votoi populli, sdo të kishte përmbytje sot. Edhe uji nga kutitë del”, - ka pohuar Rama.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010