E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet, më shumë leje për vitin 2012

Numri i lejeve të ndërtimit që parashikohen të jepen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të jetë i konsiderueshëm, çka do të rrisë edhe të ardhurat që Bashkia e Tiranës mbledh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet. Klasifikimi si për investim të ri dhe vlerat përkatëse përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit. Në këtë taksë përfshihen edhe të ardhurat e taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe penalitete nga procesi i legalizimit. Bazuar në ndryshimet ligjore, taksa e ndikimit në infrastrukturë për legalizime është ulur nga 4% në 0.5%, duke ndikuar në masën e të ardhurave që duhet të investohen për komunitetin e zonave përkatëse. Në fakt, mungesa e planit rregullues si dhe mosfunksionimi i KRRT-së së qytetit ka sjellë mosrealizime të ndjeshme në të ardhurat e kësaj takse. Për vitin 2012, Bashkia e Tiranës parashikon që të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga lejet e ndërtimit parashikohet të arrijnë në vlerën 1.325.000.000 lekë, nga të cilat 850 milionë do të jenë nga lejet e ndërtimit, ndërkohë që nga procesi i legalizimit të objekteve pa leje në territorin e qytetit të Tiranës pritet të mblidhen 475 milionë lekë. Sipas të dhënave nga Bashkia e Tiranës, bazuar në ecurinë e deritanishme të legalizimit, kur kanë përfunduar procedurat për 17 mijë subjekte, nga të cilat, për 9 mijë subjekte janë arkëtuar gjithsej në tri vitet e shkuara 687.594.874 lekë, dhe për 8 mijë subjekte pritet arkëtimi i detyrimit. Fakti që brenda 6-mujorit të parë të vitit 2012, Bashkia do të ketë përfunduar planin rregullues të qytetit, si dhe kërkesat e shumta për leje ndërtimi të evidentuara prej vitesh, tregon se numri i lejeve që do të trajtohen dhe atyre të pritshme për miratim, të jetë i konsiderueshëm, për pasojë edhe të ardhurat prej tyre do të jenë në rritje.

Subjektet

Biznesi i madh 16 949

Biznesi i vogël 4191

VIP 553

Të tjerë 591

Totali 22 284

Tarifa e pastrimit

Për kategorinë familjarët, 5000 lekë në vit

Biznesi vogël, 10% i nivelit të taksës

Biznesi madh, 2500-37500 sipas kategorive

Biznesi VIP, 19000-47000 lekë në vit

Taksa e tabelës

Taksa e tabelës për qëllime identifikuese, 120 lekë në vit

Taksa e tabelës për qëllime reklamuese, 45 mijë lekë/m2 në vit

Taksa e fjetjes në hotel

3% e çmimit të fjetjes

Tarifat e shërbimit në tregjet publike

Në tregjet për artikuj industrial 3.500 lekë/muaj

Në tregjet për artikujt e tjerë 2.000 lekë/muaj

Përfitojnë 5% reduktim të tarifës kur paguajnë detyrimin për 6 muaj

Përfitojnë 10% reduktim të tarifës, kur paguajnë detyrim për 1 vit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›