Sondazhi 2012: SHBA rritje 2.2%, eurozona 0%
Europa do të përballet me një tjetër vit të zymtë të performancës ekonomike në vitin 2012, që do të ketë ndikim edhe në rritjen e ekonomisë globale. Por vendet në zhvillim dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të paktën të ofrojnë një rritje të qëndrueshme në drejtimin e duhur. Sipas një sondazhi të realizuar nga ‘Reuters’ ka disa arsye pse viti i ardhshëm duhet të jetë vendimtar në ringritjen ekonomike, pavarësisht krizës së borxheve në Europë. Shumë nga ekonomitë e zhvilluara po rikthehen në recesion, tregjet globale të aksioneve duket se do të rifitojnë një pjesë të humbjeve të realizuara në 2011-ën, çmimet e naftës do të ulen dhe menaxherët e aseteve nuk do të jenë të sigurt se ku duhet të investojnë. Këta mund të jenë skenarët më të mirë. Shumica e ekonomistëve të përfshirë në këtë sondazh, i bazojnë supozimet e tyre në faktin se kriza e borxheve sovrane në eurozonë nuk do ta çojë globin në një tjetër krizë ekonomike, sepse tashmë e ka dhënë efektin e saj dhe më e keqja ka kaluar. Megjithatë, shumica e ekonomive në zhvillim si Brazili apo Kina, do të ngadalësohen vitin e ardhshëm.