E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi publik do të ulen pas tri vitesh

Krahas kësaj situate, qeveri shqiptare mendon ta ulë nivelin e këtij borxhi duke nisur nga vitit i ardhshëm me pak për qind.

Objektivat sasiore të përvitshëm të politikës fiskale për tre vitet në vijim 2013-2015 vijojnë të mbeten të njëjtë: borxhi publik total në fund të çdo viti fiskal nuk do të jetë më i lartë se 59.5% e PBB-së; deficiti i përgjithshëm për çdo vit fiskal nuk do të jetë më i lartë se 3% e PBB-së, shpenzimet kapitale të buxhetit gjatë çdo viti fiskal do të jenë të paktën sa huamarrja totale neto e secilit vit fiskal. Qeveria parashikon që uljen më të madhe të borxhit publik ta bëjë pas 3 vjetësh, pra në vitin 2015.

Sipas kuadrit makroekonomik, parashikohet që në vitit 2015 borxhi publik të zbresë deri në 58.1 % të prodhimit kombëtar. Borxhi publik parashikohet të jetë për këtë vit 59.6 për qind dhe të ulet me vetëm 0.1 % vitin që vjen, duke zbritur në 59.5 %. Në vitin 2014, borxhi është parashikuar të shkojë në 59.0 për qind dhe ulja më e madhe pritet në vitin 2015, pra deri në 58.1 %.  Sipas të njëjtit kuadër makroekonomik, Ministria e Financave vijon t’i mbetet skenarit të rritjes ekonomike prej 4.3 %, që është në fakt një rritje e konsiderueshme në kushtet e një krize ekonomike në rajon. Për sa i përket tre viteve te ardhshme rritja ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 5 %.

Për vitin 2013, rritja ekonomike parashikohet të shkojë 5 %, për vitin 2014, 4.9 % dhe në vitin 2015 kjo rritje ekonomike pritet të shkojë deri në 5.1 %. Parashikimet për të ardhmen janë për një rritje më të moderuar se parashikimet e deritanishme, ku vetëm nga viti 2011 në vitin aktual parashikimi ishte për një rritje me 1.3 pikë më lartë. /Start/

                                                                                             2012-03-12 14:29
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›